Home
LA ILAHE IL-LALL-LLAH
LEXO
Ligjet e Allahut xh.sh
Jeta e Varrit
Serioziteti
Bamiresia
Dobesimi imanit
Femijet
Fjale te Bukura
Perkushtim
Dita e Kijametit
Kenaqesia e Adhurimit
Evropa dhe Islami
Femijet dhe Lojerat
E ardhmja i takon Islamit
Shiteblerja ne Islam
Hilet e shejtanit te mallkum
Muslimanet Zbuluan Ameriken

 

إنَّ الحْمدَ ِللهِ نَحْمَدُهُ وَنَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِاللهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا وَ سَيِّئَاتِ أَعْمَالِنَا مَنْ يَهْدِهِ الله ُفَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَ مَنْ يُضْلِل فَلاَ هَادِيَ لَهُ وَأشهَدُ أَنْ لاَ اِلَهَ اِلاَّ الله وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ وَأشْهَدُ أَنَّ محمدا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونََ 
يَاأَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمْ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالًا كَثِيرًا وَنِسَاءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَتَسَاءَلُونَ بِهِ وَالْأَرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا 
يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعْ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا

Falėnderimi i takon All-llahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut , i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh." (El-Ahzab:70:71)
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bid'at dhe ēdo bid'at ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr...

Ligjet e Allahut mbi krijesat e Tij

Siē ka pėrcaktuar ligjet nė gjithėsi tė cilėn e krijoi, Allahu, xhelle shanuhu, gjithashtu ka vendosur ligjet dhe ka caktuar dispozita tė cila nuk mund t'i ndryshojė asnjė nga krijesat e Tij.

Ai, subhanehu ve te'ala, do t'i marrė nė pyetje krijesat pėr atė qė kanė bėrė dhe nga kjo marrje nė pyetje nuk do tė pėrjashtohen as pejgamberėt, as tė devotshmit. Allahu, xhelle shanuhu, thot:

Ne patjetėr do tė marrim nė pėrgjegjėsi ata, tė cilėve u ėshtė dėguar (pejgamber), e do t'i marrim nė pyetje edhe tė dėrguarit. Dhe duke e ditur mirė Ne do t'u rrėfejmė atyre (pėr atė qė punuan), se Ne nuk ishim qė mungonim (ishim tė pranishėm) (7:6,7).

Prej ligjeve tė pandryshueshėm tė Allahut ėshtė se ai qė e pason rrugėn dhe fenė e Tij do tė jetė i shpėtuar dhe do tė ketė udhėheqje madje edhe nėse ėshtė rob, ndėrsa ai qė e braktisė udhėzimin e Tij dhe e pason rrugėn e shejtanit do tė devijojė dhe do tė shkatėrrohet, madje edhe nėse ėshtė sundimtar.

Ky ėshtė ligj i Allahut dhe nė tė nuk ka ndryshime. Ai, subhanehu ve te'ala, nuk i ka dhėnė dėnim njė populli pos pas mėkateve tė tyre, dhe Ai, 'azze ve xhelle, nuk i ka shpėtuar nga dėnimi pos pėr hir tė teubes sė tyre tė sinqertė.

Ajo qė ka tė bėjė me individėt nė ligjin e Allahut, gjithashtu ka tė bėjė edhe me popuj. Kėshtu populli i cili e pason udhėzimin, rrugėn e shpėtimit dhe ligjin e Allahut, ai popull do tė ketė sukses, do tė ndihmohet nė begati dhe mirėsi ndėrsa Allahu, xhelle shanuhu, do ta shtojė fuqinė dhe forcėn e tij.

Mirėpo, nėse ai popull do t'ia kthejė shpinėn udhėzimit tė Allahut dhe do tė pasojė devijimet, ai ėshtė shkatėrruar dhe do tė asgjėsohet e poshtėrohet. Mbi te do tė mbretėrojė vuajtjet pėr shkak tė mėkateve tė cilėt i bėjnė dhe mosbindjeve ndaj Krijuesit i cili din ēdo gjė.

Duke komentuar ajetin:

All-llahu nuk e prish gjendjen e njė populli (nuk ua largon tė mirat) pėr derisa ata ta ndryshojnė veten e tyre (13:11). - Ibnul Xhevzijj deklaron: "Allahu, xhelle shanuhu, nuk do ta mėnjanojė vuajtjen nga njė popull pėrderisa ai tė mos e braktisė mėkatin. Ndryshim nuk ka pos me ndryshim. Mbi ne lėshohen vuajtje pėr shkak tė dhunės tė cilėn e shkaktojmė dhe mėkateve tona. Nė kėtė mėnyrė Allahu hakmirret me dhunė."

Duke komentuar ajetin:

Cfarėdo e keqe qė mund t'ju godasė, ajo ėshtė pasojė e veprave tuaja (tė kėqia), e pėr shumė tė tjera Ai u falė (42:30). - Ibni Kethiri nė tefsirin e vet e transmeton kėtė hadith: "Kur ėshtė shpallur ky ajet, Resulullahu, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem, tha:

"Pasha Ate nė dorėn e cilit ndodhet shpirti i Muhammedit, nuk ka gėrvishtje, as derdhje tė djersės, as pėrdredhje tė kėmbės, pos pėr shkak tė mėkatit, ndėrsa Allahu falė shumė prej tyre."

Ndėrkaq El-Kurtubi duke komentuar ajetin e sipėrshėnuar nė tefsirin e vet e thekson hadithin vijues:

"Cfarėdo vujajtje t'ju godasė, dmth. sėmurje, dėnim ose bela nė dynjallėk, kjo ėshtė pėr shkak tė asaj qė kanė fituar duart tuaja."

Shembuj tė tillė nė Librin e Allahut ka shumė. Nė ēdo ajet ka porosi, nė ēdo rrėfim pėr popujt e kaluar ėshtė kanosje pėr ata cilėt kanė vetėdije, cilėt dėgjojnė dhe janė dėshmitarė tė asaj. Ata qė largohen nga Allahu, subhanehu ve te'ala, dhe i pėrkushtohen vetėm dynjallėkut, ata i pret shkatėrrimi dhe dėnimi i cili ėshtė i paevitueshėm. Ummeti islam ėshtė bartės i udhėzimit dhe udhėheqjes. Atė e ka zgjedhur Allahu, xhelle shanuhu, pėr bartės tė shpalljes sė Tij mė tė famshme dhe ia ka shpallur Librin mė tė famshėm i cili ėshtė dritė e qartė dhe porosi e urtė. Atij ia ka dhėnė Pejgamberin mė tė famshėm, tė zgjedhurin e Vet, Muhammedin, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem. Allahu, xhelle shanuhu, kėtė ummet e bėri ummet i cili do tė jetė dėshmitar:

Pėr tė qenė ju dėshmitarė (nė ditėn e gjykimit) ndaj njerėzve dhe pėr tė qenė i dėrguari dėshmitar ndaj jush (2:143).

Allahu, 'azze ve xhelle, e ka zgjedhur kėtė ummet dhe Ai, subhanehu ve te'ala, e din mė sė miri kujt ia jep Shpalljen e Tij. Ky ėshtė ummeti i cili e ka marrur sinqerisht emanetin mbi vete, e ka transmetuar vendosmėrisht shpalljen dhe ka luftuar me xhihad tė vėrtetė nė kėtė rrugė. Prandaj Allahu, 'azze ve xhelle, e ka nderuar dhe e ka bėrė mė tė mirin nga tė gjithė qė janė lajmėruar ndonjėherė ndėr njerėzit. Si Allahu, subhanehu ve te'ala, qė i ka hapur zemrat kah islami, para tij i ka hapur portat edhe tė shumė fortesave nė tė cilat kanė hyrė si ndėrtimtarė, e jo si shkatėrrimtarė, si ndihmtarė, e jo si kolonizatorė, si ata qė vėllazėrojnė, e jo si ata qė sjellin pėrēarje dhe ndasi. Pushtetin dhe udhėheqjen e kanė pasur mė se trembėdhjetė shekuj, e pastaj shteti i tyre u shkatėrrua kur pushoi hilafeti. Mbi ta u sulėn popujt jobesimtarė, siē sulen bishat mbi ushqimin e tyre, dhe i pėrēanė dhe i ndanė nė popuj, pasi qė ishin njė ummet.

Kjo fe ėshtė e juaja dhe ėshtė e vetmja fe (e shpallur), kurse Unė jam Zoti juaj, pra mė adhuroni vetėm Mua (21:92).

Shtėpitė e tyre u ndanė midis shteteve, pasi qė ishin njė shtet nė krye me kalifin nė unitet dhe besim nė njė Krijues. Vuajtje pas vuajtjes u derdhėn mbi ummetin tonė dhe njeriut i bėhej se ato nuk shkonin tjerakah pos nė shtėpitė e tyre. Palestina, Kashmiri, Avganistani, Filipinet, Bosna, njė pas njė, gjithėnjė nė shtėpitė tona. Anarkia politike, ideore, morale, shoqėrore... C'u bė me neve qė i shikojmė tė gjithė kėto sikur tė mos ishim fėmijė tė kėtij ummeti, fėmijė tė parėve tė famshėm tė cilėt e ngritėn bajrakun e xhihadit dhe pushtuan duke e lartėsuar dhe duke ofruar paqė, siguri dhe besim tė vėrtetė. Atėherė udhėheqja ndodhej nė duart e tyre dhe zenin mė se njė tė katėrtėn e botės duke u shtrirė nė tre kontinente. Kur jepnin ndonjė urdhėr, u bindej mbarė bota dhe kur ftonin nė diēka u pėrgjigjeshin tė gjithė.

C'ndodhi qė kemi rėnė nė kėtė hall? Jemi pėrēarė dhe mbi ne janė vėrsulur armiqėt siē sulen ujqit mbi viktimėn e tyre. Njerėzit e prapė na kanė mposhtur dhe sundojnė mbi neve. Mirėpo, duhet ditur a jemi mbi ta dhe se ata janė tė pavlerė te Allahu, 'azze ve xhelle, ngase na jemi tė zgjedhurit e Allahu, siē thot:

Ai ju zgjodhi ju (ju pėrcaktoi pėr tė luftuar pėr rrugėn e Tij) (22:78).

Ummeti ynė ėshtė shkatėrruar, ėshtė ndarė dhe ėshtė paralizuar, ėshtė bėrė plaēkė qė ėshtė ndarė nė popuj. Cilėt janė shkaqet qė na kanė sjellur nė njė dobėsi kaq tė madhe?

Kėtu nuk do tė bėjmė fjalė pėr shkaqet nga aspekti i sociologjisė dhe asaj qė pėrmendė ajo si shkaqe tė prapambeturisė dhe progresit. Gjithashtu, nuk do tė bėjmė fjalė as pėr shkaqet historike tė cilėt kanė sjellur dobėsi ndėr muslimanė dhe humbjen e tyre tė prioritetit tė cilin e kanė gėzuar midis popujve tjerė. Me kėtė shqyrtim i kthehemi bazės kryesore, ligjit kryesor, e ai ėshtė Sheriati i cili ėshtė burim i madhėshtisė sonė, bazė e krenarisė dhe historisė sonė, mbėshtetje jona dhe qėllim i jetės sonė. I kthehemi islamit, duke dashur tė dėshmojmė pėr pikėpamjen e tyre nė mėnyrė qė tė kuptojė gjendjen nė tė cilėn ndodhemi. Na ėshtė e njohur se Allahu, subhanehu ve te'ala, i ka vendosur ligjet e pandryshueshėm nė botėn nė tė cilėn jetojmė, nė gjithėsi, nė jetėn e popujve, individėve dh bashkėsive.

Ummeti i cili e pason rrugėn e Udhėzimit, rrugėn e famės, i cili frikohet nga Allahu, 'azze ve xhelle, ai ummet e arrin qėllimin e caktuar dhe ate Allahu, 'azze ve xhelle, e mbron dhe e ndihmon.

Gjithashtu na ėshtė e ditur se midis Allahut dhe krijesave tė Tij nuk ka privilegje tė posaēme. Allahut i afrohet ai qė i bindet, ndėrsa ėshtė poshtėruar ai qė nuk i bindet. Ai qė e pason rrugėn e Allahut, xhelle shanuhu, atij Allahu do t'i japė fuqi, madhėshti dhe do t'ia zbukurojė jetėn.

Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, e duke qenė besimtar, Ne do t'i japim atij jetė tė mirė (nė kėtė botė) (16:97).

Tė vėrtetėn e ka thėnė Allahu i Madhėruar, e ēka ka mė tė mirė se jeta e muslimanit, ēka ka mė tė dashur pėr Zotin e tij se jeta e tillė? Ky ėshtė caku tė cilin e dėshirojmė nė dynjallėk dhe nė ahiret, ndėrsa Allahu, 'azze ve xhelle, ėshtė me ata qė frikohen dhe me ata qė kryejnė vepa tė mira.

E dijmė se tė pasuarit e shejtanit njeriun e shpie nė poshtėrim dhe shkatėrrim. Prandaj pėr Allahun nuk ka krijesa mė tė shėmtuara se ata qė e kanė braktisuar fenė e Tij dhe urdhėrin e Tij.

Ahmedi nė Musnedin e tij shėnon nga Abdurrahman ibni Xhubejr ibni Nufejri, nga babai i tij, qė thot: "Kur e pushtuam Kiprin banorėt e tij u shpėrndanė, andaj vajtonin njėri pėr tjetrin. E vėrejta Ebu Derda'in se si rrinte vetėm dhe qante, andaj i thash: "O Ebu Derda, pėrse po qanė nė ditėn nė tė cilėn Allahu e nderoi islamin dhe muslimanėt?" Ai u pėrgjegj: "Mjerė ti o Xhubejr, pėr Allahun nuk ka krijesa mė tė neveritshme se ato qė e kanė harruar fenė e Tij, ndėrsa kanė qenė tė fuqishėm dhe kanė pasur pushtet, mirėpo e braktisėn urdhėrin e Allahut dhe u bėnė siē po sheh."

Fjalėt e Ebu-Derda'it na sqarojn shkaqet dhe arsyet e fshehura tė shkatėrrimit tė ummeti tonė i cili ka pasur pushtet, fuqi, armė, fjalė e cila ėshtė dėgjuar, e kur jepnin ndonjė urdhėr, mbarė dynjallėku u bindej. Mirėpo, kur e braktisėm urdhėrin e Zotit tonė, i kundėrshtuam kėrkesat e fesė duke ndjekur rrugėn e cila nuk na ėshtė caktuar, pėsuam atė qė po e shikojmė me sytė tanė: pėrēarje, poshtėrim, vuajtje dhe shkatėrrim. A ka nė dynjallėk dhe ahiret ndonjė e keqe, e qė shkaktarė tė saj tė mos jenė mėkatet, mosbindja dhe braktisja e urdhėrave tė Allahut? A ka pėrjetuar ndonjė popull, nė tė kaluarėn dhe nė tė sotmen, ndonjė vuajtje pos pėr shkak tė mėkateve dhe a ka dalur nga kjo krizė pos me pendim tė sinqertė?

Nėse shikojmė nė rrėfimet e Kur'anit, do tė pėrballemi me shumė pyetje. Cka e nxorri Ademin dhe gruan e tij nga Xhenneti, shtėpisė sė tė mirave, nė shtėpinė e vuajtjeve pos mėkateve dhe mosbindja ndaj Allahut tė Madhėruar?

Biri i Nuhut ėshtė fundosur, ngase veprat e tij nuk kanė qenė tė mira dhe nuk i bėri dobi mirėsia e babait tė tij. Cka e shkaktoi vallė erėn qė e pėrfshiu Adin duke shkatėrruar ēdo gjė para vete, duke bėrė qė tė vdekurit tė mbesin shtrirė nė tokė si trupa tė zbrazėt palmash. Shtėpitė, tė lashtat dhe arat e tyre tė shkatėrruara janė mėsim pėr ata qė vijnė pas tyre. Kjo ėshtė pėr shkak tė asaj qė kanė fituar duart e tyre, ndėrsa Allahu, 'azze ve xhelle, askujt nuk i bėn tė padrejtė.

Cka ishte shkak i dėrgimit tė zėrit shurdhues nė Themud, ashtu qė zemrat u kėputėn, pos mėkatet dhe mosbindja ndaj Allahut?

Cka e ngriti vendin e popullit tė Lutit ashtu qė melekėt ta dėgjojnė ulėrimėn e qenve tė tyre, e pastaj Allahu, 'azze ve xhelle, bėri qė ajo qė ėshtė lart tė jetė poshtė, dhe t'i shkatėrrojė, e pastaj mbi ta tė derdhen shkėmbij nga qielli, duke u dėrguar dėnim tė cilin nuk ia dėrguar askujt mė parė. Cka i ka sjellur deri te ajo qė mėkatet dhe mosbindja ndaj Allahut tė Madhėruar?

Cka ia zuri frymėn faraonit tė mallkuar dhe ushtrisė sė tij nė deti dhe ua transferoi shpirtrat nė Xhehenem pos fodullėku dhe mėkatete?

Vallė nuk shikon vėlla i dashur, ēka i ka gjetur popujt e mėparshėm prej dhimbjes, dėnimit, deformimit, zjarreve katastrofike dhe mbytjes nė det? A ka qenė kjo pos pėr shkak tė mėkateve tė tyre, ndėrsa sot po kjo ėshtė lėshuar mbi ne ngase bėjmė mėkate tė cilėt i kanė bėrė edhe ata. Disave ky mendim mund t'u duket i ēuditshėm, ndėrsa jemi zhytur deri nė fyt nė mėkate, Perėndimi na ka magjiosur dhe na i pasojmė tė gjithė zakonet jobesimtare, traditėn dhe mėnyrėn e jetės sė tyre. Ajo qė ėshtė e ndaluar nuk e konsiderojė tė ndaluar, as haramin mėkat tė madh. Pėrkundrazi, me disa mėkate madje krenohemi dhe stolisemi me disa harame.

Pėr kėtė nuk duhet ēuditur, meqė jetojmė nė kohėn e korrupcionit, kohėn e telasheve, vuajtjeve dhe mungesės nga islami, kurse ata qė e kanė pėrqafuar shoqėria i ka braktisur, gjersa nė anėn tjetėr ekzistojnė tė tillė qė qartė ftojnė nė Xhehenem.

Ibni ebi-Dunja e pėrmend transmetimin e Xha'fer ibni Muhammedit, nga babai tij, nga gjyshi i tij, thot: "Aliu kishte thėnė: 'Do tė vijė koha pėr njerėzit kur nuk do tė mbetet gjė nga islami pos simptomave tė tij, as nga Kur'ani pos emrit tė tij. Mesxhidėt e tyre atėherė do tė jenė pėrplot, ndėrsa janė larg nga e vėrteta, kurse tė diturit janė keqėsia nėn kupėn qiellore, prej tyre rrjedh pėrēarja dhe atyre do t'u kthehet."

Pėrmendet hadithi nga Semaka ibni Harbi, nga Abdurrahman ibni Abdullah ibni Mes'udi, nga babai i tij:

"Kur tė paraqitet kamata dhe zinallėku (kurvėria) nė njė vend, Allahu, 'azze ve xhelle, i jep leje Vetes qė ta shkatėrrojė."

Nga fjalėt e Hasan el-Basriut janė: "Ku njerėzit tė tregojnė dituri, por nuk do tė punojnė sipas tyre, kur tė dashurohen me fjalė, kurse me zemra tė urrejnė dhe kėpusin lidhjet familjare, Allahu, 'azze ve xhelle, do t'i mallkojė dhe do t'i bėjė tė shurdhėr dhe tė verbėr."

Ibni Maxhe shėnon hadithin nga Abdullah ibni Omer ibni el-Hattabi, radijallahu 'anhum:

"Kam qenė i dhjeti ndėr muhaxhirė te Resulullahu, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem, kur Resulullahu, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem, u kthye kah na dhe foli: 'O Muhaxherė, i lutem Allahut pėr pesė cilėsi tė mos i pėrjetoni:

- nuk ėshtė paraqitur korrupcioni nė njė popull, tė cilin e kanė kryer publikisht, e tė mos jenė sprovuar me murtajė dhe sėmurje tė cilat nuk ishin tė njohura te tė parėt e tyre.

- nuk e ka prishur asnjė popull marrėveshjen, e qė Allahu tė mos i ketė bėrė qė armiku t'i sundojė dhe ta pėrvetėsojė pasurinė e tyre.

- nuk ka vjedhur asnjė popull nė matje, e tė mos jetė sprovuar mė thatėsi, uri tė madhe dhe tirani tė sundimtarėve.

- nuk e ka kundėrshtuar njė popull dhėnien e zekatit pėr pasurinė e vet, e tė mos u ėshtė ndalur lėshimi i shiut nga qielli, e po tė mos ishte bagėtia kurrė nuk do t'u kishte rėnė shi.

- nėse paria e tyre nuk gjykon sipas asaj qė Allahu ka shpallur nė Librin e Tij, Allahu do tė bėjė qė midis tyre tė mbretėrojė armiqėsia."

Tė gjitha kėto janė kanosje tė rrezikshme dhe shembuj tė denjė qė njeriu tė mendojė nė mėnyrė qė muslimani t'i largojė prej veti shkaqet e shkatėrrimit qė i kanė pėrfshirė popujt tjerė, e tė cilėt kanosen tė pėrsėriten mbi tė gjithė ata qė bėjnė atė qė e kanė bėrė edhe ata. Prandaj Kur'ani na tregon pėr popujt e kaluar nė mėnyrė qė tiranėt i pret dėnim i madh, ndėrsa Allahu, xhelle shanuhu, thot;

Pėrpara jush kanė kaluar popujt ndaj tė cilėve janė zbatuar ligjet, ndaj, udhtoni nėpėr tokė dhe shikoni si qe pėrfundimi i atyre qė pėrgėnjeshtruan. Ky (Kur'ani) ėshtė sqarim pėr njerėzit, ėshtė udhėzim dhe kėshillė pėr tė devotshmit (3:137,138).

Rrėfimet kur'anore ua ngrijnė zemrat atyre qė tallen, mendjelartėve dhe mijsharėve duke pėrmendur prapėsitė e Mushrikėve tė cilėt e injoronin Librin, tė cilėt gėnjenin dhe talleshin. Allahu, 'azze ve xhelle, thot:

A e vėrejtėn ata sa gjenerata para tyre i shkatėrruam qė Ne u patėm mundėsuar atyre (komoditet) nė tokė ēfarė juve nuk ju mundėsuam; u patėm lėshuar nga qielli shi me bollėk dhe u patėm bėrė qė tė rrjedhin lumenj ndėr ta, e pėr shkak tė mėkateve tė tyre i shkatėrruam dhe pas tyre sollėm (breza) tjerė (6:6).

Gjithashtu na rrėfen edhe pėr faraonin dhe popullin e tij dhe thot:

Sa kopshte e kroje kanė lėnė! Edhe ara tė mbjella e vende tė bukura. Dhe sa tė mira qė i kanė pėrjetuar. Ja, ashtu atė ua lėmė nė trashėgim njė populli tjetėr. Pėr ta nuk qajtėn as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat (44:25-29).

Pas faraonit trashėgimia i pėrket Davudit, alejhi-s-selam, i cili pendohet Zotit tė vet, i bindet Atij dhe kryen vepra tė mira, ndėrsa Zoti ia bėn hekurin tė butė dhe i jep pushtet:

Ne i patėm dhėnė Davudit dhuratė tė madhe nga ana e jonė: "O male dhe shpezė, lartėsoni (me tesbih) sė bashku me tė!" Ne ia zbutėm atij edhe hekurin (si brumė). (34:110)

(I thamė) Puno kėmisha tė plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bėni vepra tė mira (o familja e Davudit), se Unė vėzhgoj atė qė ju punoni (34:111).

Transmetohet nga Katade, radijallahu 'anhu, qė duke komentuar ajetin:

All-llahu nuk e prish gjendjen e njė populli (nuk ua largon tė mirat) pėr derisa ata ta ndryshojnė veten e tyre (13:11) - tė jetė thėnė: "Ndryshimi vjen nga njerėzit, ndėrsa lehtėsimet nga Allahu dhe mos e ndryshoni atė qė e keni nga begatitė e Allahut!"

Transmetohet nga Aliu, radijallahu 'anhu, se Resulullahu, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:

"Allahu i Madhėruar thot: 'Pasha madhėshtinė, famėn dhe ngritjen Time mbi 'Arsh, nuk ka banor tė njė vendi, as shtėpi, as njeri nė shkretirė qė kanė bėrė atė qė e urrej dhe kanė shprehur mosbindje ndaj Meje e qė pastaj janė kthyer duke bėrė atė qė e dua nga pėrkushtimi ndaj Meje, e tė mos ua kam shndėrruar atė qė e urrejnė nga dėnimi Im nė atė qė e adhruojnė nga mėshira Ime. As ka banor tė njė vendi, as shtėpi, as njeri nė shkretirė, qė kanė punuar atė qė e dua nga pėrkushtimi ndaj Meje dhe pastaj janė transformuar duke bėrė atė qė nuk e urrej nga mosbindja ndaj Meje, e tė mos ua kam shndėrruar atė qė e adhurojnė nga mėshira Ime nė atė qė e urrejnė nga dėnimi Im!"

Shembuj tė kėsaj ka shumė nė Kur'an dhe sunnet, ndėrkaq qė jemi dėshmitarė qė mosmirėnjohja pėr begatitė sjell zhdukjen e tyre, gjersa bindja ndaj Allahut, 'azze ve xhelle, dhe mirėnjohja pėr begatitė e Tij e shton begatitė dhe qė robi mė shumė i falėnderon Allahut, subhanehu ve te'ala, Allahu ua shton furnizimin.

Para veti kemi Librin e Allahut i cili ėshtė i saktė dhe i cili na sqaron ē'ka ndodhur me popujt e mėhershėm, godinat e tyre tė mėdha, kopshtet dhe pasuritė. Kur u larguan nga udhėzimi i Allahut dhe i pasuan pasionet e tyre, Allahu ua vulosi zemrat dhe begatitė ua zėvendsoi me dėnim, sigurinė e tyre me frikė, pasurinė me varfėri, tė mirėn me tė keqe, dhe krejt kėtė pėr shkak tė mėkateve tė tyre. U shkatėrruan, ndėrsa Allahu, xhelle shanuhu, thot:

Populli Sebe pati njė begati nė vendbanimin e vet: kishin nga tė dy anėt kopshte, nga ana e djathtė (e luginės) dhe nga ana e majtė. Hani (u thamė) nga begatitė e Zotit tuaj dhe falėnderonju Atij. Qytet i mirė dhe Zot mėkatfalės. Po ata i kthyen shpinėn, e Ne e lėshuam kundėr tyre rrjedhėn e pendės dhe dy kopshtet e tyre i shndėrram nė dy kopshte me fruta tė idhėt, drunj tė thatė dhe diēka pak bari tė egėr. Atė dėnim ua dhamė atyre pėr shkak se nuk besuan, e Ne nuk dėnojmė, pėrveē mohuesit (34:15-17).

Ky ėshtė vetėm njė shembull i asaj qė u ka ngjarė disa popujve kur u prapsėn nga rruga e Allahut. Nė kėta ajete ėshtė pėrmendur tabloja e qartė e cila dėshmon pėr porosinė e madhe, argument kundėr atyre qė e pasojnė tė pavėrtetėn, ndėrsa udhėzimin atyre zemrat e cilėve e pranojnė tė vėrtetėn.

Sura El-'Ankebut na rrėfen pėr disa popuj tė cilėt Allahu, xhelle shanuhu, i dėnoi pėr shkak tė mėkateve tė tyre, korrupcionit dhe mosbindjes ndaj Mėshirėplotit. Allahu, 'azze ve xhelle, thot;

E pastaj, nė ditėn e kijametit pranė Zotit tuaj do tė grindeni mes vete.

E kush ėshtė mė mėkatar se ai qė flet tė pavėrtetėn ndaj All-llahut dhe se ai qė kur i erdhi e vėrteta e pėrgėnjeshtroi? A nuk ėshtė nė Xhehennem vendqėndrimi pėr jobesimtarėt? E ai qė e solli tė vėrtetėn dhe ai qė e vėrtetoi atė, tė tillėt janė tė ruajturit.

Ata te Zoti i tyre kanė ēkado qė dėshirojnė, e ai ėshtė shpėrblimi i bamirėsve. All-llahu do t'ua shlyej atyre edhe mė tė keqen qė e punuan dhe do t'u jepė shpėrblime mė tė mira pėr ata qė punuan. A nuk i mjafton All-llahu robit tė vet? E ata tė friksojnė ty me tė tjerėt pos Tij. Po atė qė e ka humbur All-llahu, pėr tė nuk ka udhėzues! Atė qė All-llahu e drejton, atė nuk ka kush e humbė; a nuk ėshtė All-llahu i gjithėfuqishėm qė ndėrmerr ndėshkime? Po nėse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e tokėn, sigurisht ata do tė thonė: "All-llahu!" Ti thuaju: "Mė tregoni pra, pėr ata qė i adhuroni, pos All-llahut, nėse All-llahu mė godit mua me ndonjė tė keqe, a munden ta largojnė ata atė tė keqe, ose, nėse All-llahu dėshiron ndonjė tė mirė ndaj meje, a munden ta pengojnė ata tė mirėn e Tij?" Thuaju: "Mua mė mjafton All-llahu. Vetėm Atij i mbėshteten tė mbėshteturit". Thuaj: "O populli im, veproni sipas gjendjes suaj, e edhe unė veproj sipas times e mė vonė do ta dini, se cilit do t'i vijė dėnimi qė e poshtėron dhe do ta goditė dėnim i pėrjetshėm!" (39:31-40).

Populli qė i gėzonte tė mirat pa falėnderim u dėnua nė mėnyrė qė t'i rikthehet sė vėrtetės dhe tė bėhet mirėnjohės, mirėpo janė tė pakėt ata qė behėn mirėnjohės. Njeriut qė bėn mėkat i ndalohet furnizimi dhe nuk gjen kėnaqėsi nė ibadet pėr shkak tė kėsaj. En-Nesaiu, Ibni Maxhe dhe Ahmedi shėnojnė se Resulullahu, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Me tė vėrtetė njeriut i ndalohet furnizimi pėr shkak tė mėkateve tė cilėt i bėn." Ndėrsa Vuhejb ibnul Verdi deklaron: "Nuk gjen kėnaqėsi nė ibadet ai qė ėshtė mos mirėnjohės ndaj Allahut, subhanehu ve te'ala, as ata qė janė tė pabindur."

Ibrahim ibni Ed'hemit, rahimehullah, i kanė thėnė: "C'u bė me neve, bėjmė dua, por nuk na pranohen, ndėrsa Allahu, tebareke ve te'ala, thot: "Mė lutni, unė do t'u pėrgjigjem!" Ai tha: "Kjo ėshtė pėr atė qė zemrat i keni tė vdekura." I thanė: "Po ēka i bėri tė vdekura?" Ai tha: "Tetė cilėsi:

- e keni njohur tė drejtėn e Allahut, por nuk e keni zbatuar,

- lexoni Kur'an, por nuk punoni sipas kėrkesave tė tij,

- deklaruat se e adhuroni Resulullahun, sal-l All-llahu alejhi ve sel-lem, por nuk punoni sipas sunnetit tė tij,

- deklaruat se i frikoheni vdekjes, por nuk pėrgaditeni pėr tė,

- Allahu, xhelle shanuhu, thot; "Vėrtetė shejtani ėshtė armiku juaj dhe merreni si armik!", andaj iu bindėt shejtanit nė mosbindje ndaj Allahut tė Madhėruar.

- deklaruat se i frikoheni zjarrit, ndėrsa trupat tuaj i keni shpenzuar nė punėt qė meritojnė zjarr,

- deklaruat se e doni Xhennetin, por nuk punoni pėr kėtė,

- kur tė ngriteni nga shtrati turpet tuaja flakni pas shpine, ndėrsa ato tė huaja i shpaloni para vetes, - dhe me kėtė e zemėroni Zotin tuaj, andaj si do t'u ndihmojė?"

Nė bazė tė fjalėve tė kėtij besimtari tė madh mund tė themi se edhe te ne hasen kėto veēori, kėshtu qė edhe mė tė devotshmit prej nesh bėjnė dua, mirėpo ato nuk pranohen. I lutemi Allahut, 'azze ve xhelle, tė na mbrojė nga vuajtja dhe shkatėrrimi i cili i gjen tė pakujdesshmit qė janė zhytur nė mėkate.

shkėputur nga libri "Tema Islame"- Salih el-Kurdi

pėrktheu: Selim Sylejmani

©Drita e jetės-Gjilan-2001-Zekerija Abdullahu