Home
LA ILAHE IL-LALL-LLAH
LEXO
Ligjet e Allahut xh.sh
Jeta e Varrit
Serioziteti
Bamiresia
Dobesimi imanit
Femijet
Fjale te Bukura
Perkushtim
Dita e Kijametit
Kenaqesia e Adhurimit
Evropa dhe Islami
Femijet dhe Lojerat
E ardhmja i takon Islamit
Shiteblerja ne Islam
Hilet e shejtanit te mallkum
Muslimanet Zbuluan Ameriken

Kėnaqėsia e adhurimit

Vėllezėr tė nderuar!

Ēka kėrkon njeriu nė jetė?

A nuk hulumtojnė njerėzit lumturinė e madhe dhe thesarin gjigant?

A nuk hulumtojnė qetėsi tė sigurtė dhe rehati tė vazhdueshme?

A nuk dėshirojnė qė tė jenė tė gėzuar, tė buzėqeshur, gojėmbėl dhe tė dėgjojnė fjalė tė kėndshme?

A nuk hulumtojnė shumica e njerėzve lezetin dhe kėnaqsinė?

Rruga qė shpien deri te tėrė kėto gjėra ėshtė feja ynė e madhe, mirėpo fatkeqėsisht shumica e njerėzve janė larguar nga kjo rrugė.

Njė pjesė e madhe e njerėzve iluzionojnė se kanė gjetur lumturinė dhe kanė arritur kėnaqėsinė, mirėpo ata nė kėtė iluzion notojnė dhe nė mėdyshjet e tyre bredhin.

Kurse ti o besimtar i vėrtetė, ti o musliman i sinqertė, ti qė i nėnshtrohesh madhėrisė sė All-llahut, ti qė e pėrmend All-llahun vazhdimisht, ty qė tė rrjedh loti nga syri yt pėr hirė tė All-llahut, ti qė e vėndon ballin tėnd nė tokė pėr All-llahun, vetėm ti je ai qė e ke kuptuar rėndėsinė e kėtij besimi, ti ke bashkėvepruar me kėtė besim, ti i ke pėrmbushur kushtet e kėtij besimi, andaj vetėm ti je i lumturi nė jetėn e kėsaj dynjaje dhe vetėm ti je i shpėtuari dhe fitimtari nė ahiret, me lejen e All-llahut, subhanehu ve teala.

Cila ėshtė kėnaqėsia tė cilėn e hulumton njeriu

Ēka kėrkon nė jetė?

Ēka hulumton?

Kėtė gjė ta ka lehtėsuar All-llahu, subhanehu ve teala, dhe ta ka ofruar para teje. Ta ka ofruar vetėm njė rrugė tė vėrtetė, fillon nga momenti i parė nga i cili fillon tė kuptosh dhe perceptosh obligimet. Kjo rrugė fillon nė kėtė dynja dhe depėrton nė qiejtė e lartė dhe arrinė deri te kėnaqėsia e All-llahut, subhanehu ve teala.

Dije se lezeti dhe kėnaqėsia gjinden nė besimin nė All-llahun, Njė, ne veprimtarinė pėr tė fituar kėnaqėsinė e All-llahut, azze ve xhel-le, nė adhurimin e Mbretit Dhuntidhėnės, tebareke ve teala.

Ta shikojmė kėtė kėnaqėsi tė cilėn e shijojnė besimtarėt, tė cilėn e kanė njohur dhe ua kanė mėsuar njerėzve pejgamberėt, tė cilėn e kanė vjelur dhe janė kėnaqur me shijimin e tij robėrit e devotshėm tė All-llahut dhe nga e cila janė privuar shumė njerėz nė kėto kohėra, sepse nuk kanė ecur rrugės sė duhur dhe nuk i kanė kryer detyrat dhe obligimet.

Kėnaqėsia e vėrtetė

Dhuntia mė e madhe dhe begati gjigante tė cilėn na e ka dhėnė All-llahu, subhanehu ve teala, ėshtė qė tėrė jetėn tia kushtojmė All-llahut, subhanehu ve teala.

All-llahu, azze ve xhel-le, thotė:

{ وما خلقت الجن والإنس إلا ليعبدون }

"Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė". (Edh-Dharijat: 56).

{ قل إن صلاتي ونسكي ومحياي ومماتي لله رب العالمين * لا شريك له وبذلك أمرت وأنا أول المسلمين }.

"Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr All-llahun, Zotin e botėve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetėr). Me kėtė (thjeshtėsi tė adhurimit vetėm pėr Zotin) jam i urdhėruar dhe jam i pari i muslimanėve (i pari qė pranoj dhe bindem)!". (El-Enam: 162- 163).

Sa madhėshtore ėshtė tė ndėrlidhet i dobti me All-llahun e fuqishėm!

Sa madhėshtore ėshtė tė ndėrlidhet njeriu i paaftė dhe i dobėt me All-llahun, subhanehu ve teala, Plotėsia e tė Cilit nuk ka fund!

Sa madhėshtore ėshtė qė ti nėnshtrohet i varfėri dhe i ngrati tė Pasurit dhe tė Fuqishmit!

Ky njeri me kėtė veprim shndėrrohet nė fotografi tjetėr dhe i jep domethėnie tjetėr jetės. Ky njeri ndėrlidhet me qiellin, ndėrlidhet me dritėn e shpalljes, ndėrlidhet me frymėzimin e All-llahut qė ia dha ademit, alejhisselam, qė kur e krijoi nga njė grusht dheu, qė atėherė All-llahu, azze ve xhel-le, dėshiroi qė ushqimi i kėtij shpirti tė ndėrlidhet me Krijuesin e tij, subhanehu ve teala.

Besimi, pėr tė cilin na tregoi Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, se nė te gjindet kėnaqėsia, ėmbėlsia, kėnaqėsia dhe lumturia, ky besim i cili e qetėson zemrėn dhe ėshtė vendpushim pėr shpirtin. A ka shprehje mė tė fuqishme se kjo me tė cilėn ėshtė shprehur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

( ذاق طعم الإيمان ، من رضي بالله ربًاً، وبالإسلام دينا،ً وبمحمدً - صلى الله عليه وسلم - نبياً ورسولاً )

"Ka shijuar shijen e besimit ai qė ėshtė dakord qė All-llahun ta ketė Zot, Islamin fe dhe Muhammedin Pejgamber". (Muslimi).

Sa madhėshtore ėshtė kjo qetėsi, ky pushim dhe ky stabilitet kur ti e adhuron dhe i nėnshtrohesh Hyjnisė Njė, kurse tjerėt i nėnshtrohen fuqive tokėsore, prej tyre i shpresojnė tė mirat dhe prej dėmit tė tyre frikėsohen, kurse ti je i lirė dhe nuk i nėnshtrohesh askujt pėrpos All-llahut.

Njerėzit bredhin tė hutuar dhe kėrkojnė rrugė kėtu e aty, hulumtojnė metodė nė lindje dhe perendim, kurse tek ti gjindet metoda e Islamit, rruga e drejtė, nė tė cilėn All-llahu e grumbulloi tėrė mirėsinė dhe menjanoi nga kjo ēdo mangėsi dhe dėm:

{ اليوم أكملت لكم دينكم وأتممت عليكم نعمتي ورضيت لكم الإسلام ديناً }

" Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe". (El-Maide: 3).

Njerėzit hulumtojnė shembėlltyra dhe yrneke kėtu e atje, kurse ti ke shembėlltyrėn dhe yrnekun mė tė madh nė Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e cili ėshtė krijesa mė e mirė dhe vula e pejgamberėve:

{ لقد كان لكم في رسول الله أسوة حسنة لمن كان يرجوا الله واليوم الآخر وذكر الله كثيراً }.

"Ju e kishit shembullin mė tė lartė nė tė dėrguarin e All-llahut, kuptohet, ai qė shpreson nė shpėrblimin e All-llahut nė botėn jetėr, ai qė atė shpresė e shoqėron duke e pėrmendur shumė shpesh All-llahun". (El-Ahzab: 21).

Sa madhėshtor ėshtė ky unikalitet, i cili ta unifikon kahjen dhe qėllimin tėnd drejt All-llahut, duke iu nėnshtruar dhe pėrulur, duke marrė Islamin si metodė dhe ligj jete, kurse Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, shembull dhe yrnek.

Sa madhėshtore ėshtė kjo qetėsi qė derdhet nė kėtė zemėr:

{ الذين أمنوا وتطمئن قلوبهم بذكر الله ألا بذكر الله تطمئن القلوب}

"Ata qė besuan dhe me tė pėrmendur All-llahun zemrat e tyre qetėsohen; pra ta dini se me tė pėrmendur All-llahun zemrat stabilizohen". (Er-Rad: 28).

Sa madhėshtore ėshtė kjo dhunti!

Sa madhėshtore ėshtė kjo kėnaqėsi!

Nėse njeriu bashkėvepron me kėtė dhunti sinqerisht, nėse e absorbon plotėsisht, nėse jeton dhe mbetet me te vazhdimisht, do t'i realizohet ajo qė ia ka sqaruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

( ثلاث من كن فيه وجد بهن حلاوة الإيمان، أن يكون الله ورسوله أحب إليه مما سواهما، وأن يحب المرء لا يحبه إلا لله ، وأن يكره أن يعود إلى الكفر كما يكره أن يقذف في النار )

"Te kush gjinden tre gjėra me to ka gjetur ėmbėlsinė e besimit: ta do All-llahun dhe Pejgamberin mė shumė se ēdo gjė, ta don njė njeri vetėm pėr All-llahun dhe tė urren kthimin nė mosbesim, sikurse urren tė hidhet nė zjar". (Buhariu dhe Muslimi).

Tė gjitha kėto ndjenja tė dashurisė dhe emocioneve i sjell besimi dhe ai i kultivon dhe i ushqen dhe i shndėrron nė kėnaqėsi dhe lezet nė kėtė jetė.

Andaj selefi i kėtij ummeti, kur e kanė shijuar kėtė mėblėsi kanė thėnė:

" والله إنا لفي لذة لو علمها الملوك وأبناء الملوك لجالدونا عليها بالسيوف ".

"Pasha All-llahun ne jemi nė njė kėnaqėsi, e nėse do ta dinin mbretėrtit dhe bijtė e tyre do tė mundoheshin tė na e marrin me shpatė".

Do tė shijon shijen e besimit, do tė shijojnė raportin me All-llahun, subhanehu ve teala, qė nėse na lidhet zemra me kėtė besim, nuk do tė na lidhet pėr asgjė tjetėr pėrpos kėtij besimit. Pas kėsaj gjendjeje tė gjitha aspiratat tuaja, mallėngjimi, shpresa, qėllimet nė kėtė jetė do tė ndėrlidhen shumė ngusht me kėtė besim, siē na ka sqaruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė kėto dhunti imanore dhe dhurata hyjnore, tė cilat ti ofron All-llahu ty, o rob besimtar dhe tė dallon nga mbarė njerėzimi i devijuar dhe i hutuar, i larguar nga metoda e All-llahut, mohuese e Zotit dhe Mbretit, azze ve xhel-le.

Analizo hadithin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur thotė:

( إن الله إذا أحب عبداً نادى جبريل إني أحب فلان فأحبه فيحبه جبريل ثم ينادي في أهل السماء إن الله يحب فلان فأحبوه فيحبه أهل السماء ، ثم يوضع له القبول في الأرض ) .

"Kur All-llahu e do njė njeri e thėrret Xhibrilin e i thotė: unė e dua kėtė njeri, doje edhe ti, atėherė e do Xhibrili dhe i thėrret banorėt e qiejve duke thėnė: All-llahu e do kėtė njeri, andaj edhe ju duhet ta doni, atėherė e dojnė banorėt e qiejve, e pastaj bėhet i pranueshėm nė tokė". (Buhariu dhe Muslimi).

Nėse i sheh zemrat qė anojnė kah ti, krahėt qė tė pėrqafojnė, buzėt qė tė buzėqeshen, shkėlqimin e syve tė atij qė tė shikon me dashuri, kurse ti nuk u ke bėrė atyre ndonjė tė mirė ose ndonjė ndihmesė, por ėshtė gjuha e bisedės imanore dhe ndjenjat e zemrės qė me lejen e All-llahut i sjellin kėto raporte, raporte qė i sjellin lumturinė dhe qetėsinė njerėzimit.

Nėse dėshiron tė kuptosh reflektimin e gjurmėve tė besimit nė qetėsinė tėnde dhe nė raportet tuaja me kėtė gjithėsi dhe me kėtė jetė, analizo hadithin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

( من ابتغى رضى الله بسخط الناس ، رضي الله عنه وأرضى عنه الناس ، ومن ابتغى سخط الله برضى الناس ، سخط الله عليه وأسخط عليه الناس)

"Ai qė kėrkon kėnaqėsinė e All-llahut, duke i hidhėruar njerėzit e fiton edhe kėnaqėsinė e All-llahut dhe kėnaqėsinė e njerėzve, kurse ai qė hidhėron All-llahun duke i kėnaqur njerėzit, e hidhėron All-llahun edhe i hidhėron njerėzit". (Sahih, Tirmidhiu).

Mbetet i pėrvuajtur, i privuar, i braktisur edhe nėse e posedon tėrė pasurinė edhe nėse para vetes i ka tė gjitha kėnaqėsitė e jetės, mirėpo ndien ngushticė nė gjoks, zemrėn ia mbulojnė brengat, sytė ia rėndon pikėllimi, i cili ia nxinė fytyrėn.

Lezeti i vetmimit me All-llahun

Kur e pyetėn Hasan Basriun:

ما بال أهل الليل على وجوههم نور ؟ قال : لأنهم خلوا بربهم فألبسهم من نوره - سبحانه وتعالى – .

"Pse fytyrat e njerėzve qė falin namaz nate shndėrrisin? U pėrgjigj: sepse janė vetmuar me Zotin e tyre dhe u ka dhėnė nga Drita e Tij, subhanehu ve teala".

besimtari edhe nė kulmin e sprovave, nė vėshtirėsitė mė tė mėdhaja dhe llahtarinė maramendėse mbetet i qetė dhe i sigurtė nė premtimin dhe fitoren nga All-llahu, subhanehu ve teala.

kėshtu janė shprehur pejgamberėt.

A nuk i tha Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Ebu Bekrit, radijall-llahu anhu: ēka mendon pėr dy njerėz qė i treti me ta ėshtė All-llahu?!

A nuk tha Musai, alejhisselam:

{ قال كلا إن معي ربي سيهدين }

"Ai (Musai) tha: "Kurrsesi, me mua ėshtė Zoti im, Ai do tė mė udhėzojė". (Esh-Shuara: 62).

A nuk tha Ibrahimi, alejhisselam:

{ قلنا يا نار كوني برداً وسلاماً على إبراهيم }

"Po Ne i thamė: "O zjarr, bėhu i ftohtė dhe shpėtim pėr Ibrahimin!". (El-Enbija: 69).

Sa madhėshtore ėshtė kjo qetėsi nė kėto zemra, qetėsi e cila u jep kėtyre njerėzve stabilitet dhe rehati.

Kėshtu, kur njeriu lidhet ngusht pas All-llahut, pėr ēka mallėngjohet dhe pėr ēka gėzohet?!ai gėzohet me dhuntitė e All-llahut, me respektet ndaj All-llahut dhe nėnshtrimit ndaj Tij:

{ قل بفضل الله وبرحمته فبذلك فليفرحوا هو خير مما يجمعون }

"Thuaj: "Vetėm mirėsisė sė All-llahut dhe mėshirės sė Tij le t'i gėzohen, se ėshtė shumė mė e dobishme se ajo qė grumbullojnė ata". (Junus: 58).

Nėse njerėzit gėzohen me avansime dhe shtim tė pasurisė, nėse gėzohen me pallate dhe shtėpi luksoze, muslimani gėzohet me njė sexhde pėrulėse, nė njė natė tė qetė, nė kohėn e syfyrit ku flet me Zotin e tij, i rrjedhin lotėtė, i pėrulet Madhėrisė sė Tij:

{ تتجافى جنوبهم عن المضاجع يدعون ربهم خوفاً وطمعاً ومما رزقناهم ينفقون }

"I heqin trupat e tyre prej dyshekėve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo qė Ne ua kemi dhėnė (pasuria) atyre, ata japin". (Es-Sexhde: 16).

Cili ėshtė mallėngjimi qė ia dominon njeriut zemrėn nėse depėrton thellė nė te besimi?

Kur i vjen momenti i vdekjes Bilalit, radijall-llahu anhu, bėrtet gruaja e tij duke thėnė: vaj pėr mua, mė mbyti mėrzia. Ai ia kthen nė atė gjendje dhe i thotė:

بل وافرحتاه ، غداً ألقى الأحبة محمداً وصحبه.

"O mė kaploi gėzimi, sepse nesėr do tė takoj tė dashurit e mi, Muhammedin dhe shokėt e tij".

Mallėngjimi pėr All-llahun, ishte ajo qė ndodhi me Enes ibėn Nedrin, radijall-llahu anhu, i cili gjatė betejės sė Uhudit tha: E ndiej aromėn e xhennetit te kodra e Uhudit".

Pastaj ngritet i mallėngjyer, i pasionuar dhe i dashuruar pėr tu takuar me All-llahun, subhanehu ve teala, me dėshirė pėr ta respektuar All-llahun dhe e hedhė veten drejt vdekjes, kėshtuqė bie shehid pėr hirė tė All-llahut, azze ve xhel-le.

Umejr ibėn Humami ishte pjesmarrės nė betejėn e Bedrit dhe ishte duke i ngrėnė disa hurme dhe kur dėgjoi thirrjen e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili tha:

( لا يقاتلهم اليوم رجل مقبلاً غير مدبر إلا أدخله الله الجنة )

"Nėse lufton dikush sot me kėta, i drejtuar dhe duke mos ia kthyer shpinėn, do ta shtin All-llahu nė xhennet".

Kur e dėgjoi kėtė hadith, i hodhi ato hurma qė i kishte nė dorė duke thėnė:

"Sa e gjatė ėshtė kjo jetė derisa ta arrijė kėtė shpresė tė madhe".

Dhuntia e besimit dhe ndikimi i tij nė jetė

Besimi jetėn e shndėrron nė njė kopsht tė gjelbėrt, e bėn njeriun sikur tė jetė duke jetuar nė njė kopsht rreth tė cilit qarkullojnė lumenjė, ka lule, kėnaqet nė hijen e pemėve, i vjel frytet e kėtyre pemėve, sikurse mos ta kishte prekur asnjėher ndonjė e keqe ose sikurse mos tė kishte vuajtur asnjėher.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na e ka treguar kėtė duke thėnė:

( المؤمن القوي خير وأحب إلى الله من المؤمن الضعيف ، وفي كل خير)

"Besimtari i fuqishėm ėshtė mė i mirė dhe mė i dashur te All-llahu se sa bsimtari i dobėt, edhe pse nė secilin prej tyre ka mirėsi". (Muslimi).

Kurse nė hadithin tjetėr na thotė:

( عجباً لأمر المؤمن ! إن أمره كله له خير ، إن أصابته سراء شكر ، وإن أصابته ضراء صبر ، وليس ذلك لأحد إلا للمؤمن )

"Ėshtė pėr tu habitur me punėn e besimtarit, tėrė ēeshtja e tij ėshtė mirėsi. Nėse e godet begatia, ai falėnderon, e nėse e godet fatkeqėsia ai duron, e kjo nuk ėshtė pėr askend tjetėr pėrpos pėr besimtarin". (Muslimi).

Ai nė ēdo gjendje e sheh dritėn e All-llahut, e sheh urtėsinė e Caktimit tė All-llahut, i dorėzohet urdhėrit tė All-llahut, nė begati dhe vėshtirėsi e synon kėnaqėsinė e All-llahut, shpreson shpėrblimin nga All-llahu, madje edhe njė therrė qė e shpon robin besimtar, All-llahu ia shlyen mėkatet qė i ka bėrė.

Sa madhėshtore ėshtė kjo dhunti tė nderuar vėllezėr!

Ėshtė dhunti qė nuk krahasohet me asnjė dhunti tjetėr!

Kur njerėzit angazhohen nė grumbullimin e pasurisė dhe thesarit, robi besimtar angazhohet me grumbullimin e veprave tė mira dhe shpreson shpėrblimin e tyre.

Tė kėtillė kanė qenė shokėt e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ata nuk nuk garonin nė tė mirat e kėsaj dynjaje e as pėr kėnaqėsitė e saja, por sikur ka ardhur nė hadithin e Ebu Dherrit, radijall-llahu anhu:

يا رسول الله ذهب أهل الدثور بالأجور ، يصلون كما نصلي ويصومون كما نصوم ، ويتصدقون بفضول أموالهم .

"O Resulull-llah! Na e kaluan tė pasurit me shpėrblime. Ata falen sikur ne, agjėrojnė sikur ne, mirėpo japin edhe sadaka nga pasuria e tyre".

Sahabėt u brengosėn pėr atė shpėrblim tė cilin nuk mund ta fitojnė nė mungesė tė pasurisė, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u dha pėrgjigje duke i ngushėlluar dhe duke u hapur horizonte dhe dyer tė mėdha tė tė mirave:

( أو ليس قد جعل الله لكم ما تصدقون به كل تسبيحة صدقة ، وكل تهليلة صدقة ، وكل تكبيرة صدقة ، وكل تحميدة صدقة ، وأمر بالمعروف صدقة ، ونهي عن المنكر صدقة )

"A nuk ju ka dhėnė All-llahu ēka tė jepni sadaka. Ēdo tesbih ėshtė sadaka, ēdo tehlil ėshtė sadaka, ēdo tekbir ėshtė sadaka, ēdo tahmid ėshtė sadaka, urdhėrimi nė tė mirė ėshtė sadaka dhe ndalimi nga e keqeja ėshtė sadaka".

Ua tregoi kėto dyer tė mėdhaja tė veprave tė mira. Pastaj ēka ndodhi? Edhe tė pasurit filluan tė bėjnė dhikėr, andaj edhe iu kthyen Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pėr tu ankuar. Atėherė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u tha:

( ذلك فضل الله يؤتيه من يشاء )

"Kjo ėshtė dhuntia e All-llahut, tė cilėn ia jep kujt dėshiron Ai". (Muslimi).

Ata burra kishin preokupim tė vetin qė tė grumbullojnė njė kosto e cila do tu sillte mėshirėn e All-llahun dhe do t'i bėnte tė aftė pėr tė arritur kėnaqėsinė e All-llahut.

Tregon Imam Muslimi nė Sahihun e tij pėr gjendjen e sahabeve, radijall-llahu anhum. Njėri prej tyre nuk gjente pasuri qė tė jep sadaka, ai skishte ēka tė bėjė, sepse All-llahu e ka arsyetuar. Mirėpo ai nuk qėndronte rehat, por e tregon veprėn qė kanė bėrė:

"Ne mbanim mallėra", normalisht ata qė ishin tė fuqishėm, mirėpo jo vetėm pėr tė ngritur standardin ekonomik, jo pėr tė shtuar konton, jo pėr tė siguruar ardhmėrinė, siē veprojnė njerėzit sot, por e kanė bėrė kėtė vepėr pėr tė patur pasuri pėr tė dhėnė sadaka pėr All-llahun, subhanehu ve teala.

Sa madhėshtor janė kėto shpirtėra dhe sa fisnike janė kėto qėllime!

Lumturi e plotė kur do tė dalin para All-llahut, azze ve xhel-le.

Lumturi kur ia largon njė brengė vėllaut tė vet musliman, lumturi kur e pason Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, sa lumturi e madhe kur nė kohė qė njerėzit mirren me gjėra tė kota, me fjalė tė pahijeshme, me gjėra tė pavlera, ky e kalon kohėn duke e pėrmendur All-llahun, subhanehu ve teala, duke e lavdėruar Mbretin e qiejve dhe tokės, duke kėrkuar falje pėr gabimet e vete, ashtu sikurse ka vepruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili gjatė ditės dhe natės bėnte istigfar shtatėdhjet herė, ose njėqind herė…

Ai vazhdimisht e ka tė lagur gjuhėn duke e pėrmendur All-llahun, subhanehu ve teala, me kėtė vepėr e pason porosinė e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thėnė:

( لا يزال لسانك رطباً بذكر الله )

"Le tė vazhdon gjuha yte tė jetė e lagur duke e pėmrnedur All-llahun".

I qetėson veshėt dhe e lag gjuhėn duke lexuar Kur'an, kurse njerėzit janė nė neglizhencė tė dalldisur, nė devijim tė hutuar, e ti je zemėrgjėrė, je i qetė, gjuha jote nuk ndalet nga leximi i ajeteve tė kėndshme, nė mesin e zhurmės sė jetės sė pėrditshme dhe nė kėto kohėra qė ėshtė shtuar e kota.

Ēelėsat e lumturisė sė muslimanit

Muslimani mbetet i dalluar, sepse nuk lodhet dhe nuk ndalet nga pėrmendja e All-llahut, subhanehu ve teala, dhe e ndien rėndėsinė e udhėzimit hyjnor i cili ka ardhur i pėrforcuar, gjė qė tregon diapazonin e gjėrė qė ka kjo ēeshtje:

{ يا أيها الذين آمنوا اذكروا الله ذكراً كثيراً }

"O ju qė besuat, pėrkujtoni All-llahun sa mė shpesh". (El-Ahzab: 41).

Domethėnė nuk ka kufi, nuk ka fund, nuk ka kohė tė caktuar, nuk ka vend tė caktuar, por gjatė ditės dhe natės, nė mėngjes dhe mbrėmje, dhikėr dhe lutje, me tė cilat e hap ditėn tėnde dhe tė happen dyert e kėnaqėsisė sė All-llahut, dyert e begative, rizkut dhe lumturisė nė dynja. Me to e pėrfundon natėn dhe ditėn tėnde. Kėshtu ndihesh i qetė nė afėrsi tė All-llahut, bjer tė flejsh nėn kujdesin e All-llahut, kurse tjerave u kanė hypur mbi kokė djajtė e inatosur, andaj diken e prek xhini, dikujt i hyp mbi kokė shejtani, kurse ti je i ruajtur me leje tė All-llahut.

Sa lumturi e madhe ėshtė kjo!

Sa dhunti dhe begati madhėshtore ėshtė kjo!

Pėrderisa njerėzit natėn e kalojnė nė zhurmė, disa prej tyre janė tė zhytur nė mėkate, i kalojnė netėt nė ndeja imorale, jetojnė me filma tė fėlliqur, kurse ti, o rob besimtar, largohesh nga zhurma e jetės nė qetėsinė e natės dhe i fal disa rekate pėr All-llahun, nė kohėn qė ėshtė koha mė e madhe dhe kur vjen dhuntia madhėshtore, siē na ka treguar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

( ينزل ربنا إذا بقي الثلث الأخير من الليل فينادي: هل من سائل فأعطيه ؟ هل من تائب فأتوب عليه ؟ هل من مستغفر فأغفر له ؟ وذلك الدهر كله )

"Zbret Zoti ynė nė pjesėn e tretė tė fundit tė natės dhe thėrret: a ka kush kėrkon qė ti jap, a ka kush pendohet tia pranoj pendimin dhe a ka kush kėrkon falje tia fali. Kjo vazhdon tėrė kohėn". (Sahih, Ahmedi).

Si ka mundėsi ti fitojnė kėto begati dhe dhunti njerėzit e shkujdesur?

Pasha All-llahun ata janė tė privuar…

Ti nėse je nga ata qė falin namaz nate, nėse je nga ata qė i luten All-llahun nė kohėn e syfyrit, ti nėse je ai qė tė lotojnė sytė nė kėto kohėra tė vlefshme, ti nėse je nga ata qė lexojnė shumė Kur'an dhe bėjnė dhikėr All-llahut, ti nėse je nga ata qė vazhdojnė me lutje dhe istigfar, ti e meriton tė fitosh premtimin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

( أفشوا السلام ، وأطعموا الطعام، وصلوا الأرحام وصلّوا بالليل والناس نيام ، تدخلوا جنة ربكم بسلام )

"Pėrhapne selamin, jepni ushqim, kujdesuni pėr farefisin, falni namaz nate kur njerėzit flejnė do tė hyni nė xhennetin e Zotit tuaj me paqė". (sahih, Ahmedi).

Ēka ėshtė puna e atyreve njerėzve qė kur zgjohen fytyrat i kanė tė nxira?!

Kurse vetėm besimtari ėshtė ai qė ka zemrėn e gjėrė, i cili e fillon ditėn me adhurime dhe lutje drejtuar All-llahut, siē ka ardhur nė hadithin e vėrtetė tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

( يضرب الشيطان على قافية رأس أحدكم إذا هو نام ثلاث عقد، يضرب على كل عقدة يقول: نم عليك ليل طويل ، فإذا استيقظ وذكر الله انحلت عقدة ، فإذا قام وتوضأ انحلت الثانية ، وإذا صلى انحلت عقده كلها وأصبح نشيط النفس وإلا أصبح خفيف النفس كسلان ) .

"Shejtani i lidh njeriut tre nyje nė kokėn e tij kur bie tė flenė. E lidh nyjen dhe thotė: fle natė tė gjatė. Kur zgjohet dhe e pėrmend All-llahun, zgjidhet njė nyje, kur ngritet dhe mer abdest zgjidhet edhe nyja tjetėr dhe kur falet zgjidhen tė gjitha nyjet dhe gdhin shpirtmirė dhe me plot gjallėri, pėrndryshe gdhin shpirtkeq dhe pėrtac". (Buhariu dhe Muslimi).

Ti, o besimtar, nė dorėn tende i ke ēelėsat e lumturisė, para vetes i ke mirėsit dhe thesaret e mėdha, aty gjindet qetėsia e shpirtit, rehatia e zemrės, kėnaqėsia e jetės, fjala e mirė dhe vepra e mirė. A ka dallim mė tė madh se ky aftėsim i cili e bėn kėtė besimtar tė vetmuar nė mesin e tėrė atyreve qė nuk janė nė rrugė tė All-llahut?!

Pse jemi privuar nga tėrė kėto begati?!

Sepse nuk jemi lidhur si duhet me All-llahun, subhanehu ve teala, nuk i kemi kryer obligimet ashtu si duhet, nuk e kemi pėrjetuar atė kėnaqėsi pėr tė cilėn ka thėnė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

(وجعلت قرة عيني في الصلاة)

"Mė ėshtė bėrė kėnaqėsia e syrit tim nė namaz". (Sahih, Ahmedi).

Kjo ėshtė kulmi i lumturisė, maja e gėzimit, fundi i zemėrgjėrėsisė, maksimumi i kėnaqėsisė nė kėtė adhurim. A ka kush nuk e do kėtė gjė dhe nuk i anon zemra nga ai?!

Nėse njė njeri e do njė gjė dhe lidhet ngusht pėr te ėshtė i gatshėm tė flijon ēdo gjė pėr te, andaj Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur e ngushtonte ndonjė gjė nxitonte nė namaz, sepse aty ėshtė qetėsia, aty ėshtė lumturia, aty ėshtė bindja, e cila ringjallet pėrsėri nė kėtė zemėr dhe i jep jetė tė fuqishme dhe tė thellė, andaj thoshte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:

(أرحنا بها يا بلال ) .

"Na rehato me te, o Bilal". (Sahih, Ebu Davudi).

Tė ēlodhemi nga lodhjet dhe hidhėrimi i dynjasė nė hijen e adhurimit, frikrespektit dhe pėruljes para All-llahut. ska dyshim se kjo rrugė, me leje tė All-llahut na shpien nė lumturinė e dynjasė dhe shpėtimin e ahiretit.

Vėllezėr tė nderuar!

Dijeni se adhurimi nuk ėshtė pasivitet dhe moslėvizje, por aktivitet dhe lėvizje, nuk ėshtė dobėsi, por ėshtė fuqi, sepse nėpėrmjet adhurimit e tėrė jeta bėhet pėr All-llahun, azze ve xhel-le.

Ndaluni dhe analizoni adhurimin e madh me tė cilin janė lidhur ngusht zemrat e adhuruesve tė vėrtetė, asketėve tė sinqertė, a ajo ėshtė nisja e tyre nė mejdanin e xhihadit pėr tė ngritur lart flamurin La ilahe il-lall-llah dhe pėr tė pėrhapur fenė Islame. Ata qė ishin murgjėrit e natės u shndėrruan nė kalorės tė ditės. Prej tyre ishte edhe Abdullah ibėn Muabreku, rahimehull-llah, njė imam prej imamėve nga rradhėt e tabiinėve, njė dijetar nga dijetarėt e muhadithinėve, i cili njė vit shkonte nė haxh dhe njė vit shkontė nė luftė. Pėr te thuhet se ka bėrė mė shumė se dyqind luftėra kundėr armiqve tė All-llahut.

Analizoni kėnaqėsinė qė e pėrjetojnė burrat e devotshėm nė tė gjitha llojet e adhurimit, qoftė nė mejdanin e thirrjes nė fe tė All-llahut, apo nė mejdanin e xhihadit.

Halid ibėn Velidi, radijall-llahu anhu, shikoni se ēka thotė:

"Nata kur mė dhurohet nuseja tė cilėn e dua dhe me mallėngjim e pres nuk ėshtė mė e dashur te unė se nata shumė e ftohtė dhe me shi, ku pres mėngjesin qė tė takohem me armikun dhe ti luftoj nė rrugė tė All-llahut".

Ska dyshim se kjo ėshtė njė kėnaqėsi e ēuditshme, tė cilėn nuk e njeh askush tjetėr pėrpos atij qė e ka shijuar.

Vėllezėr tė nderuar duhet ta kontrollojmė veten dhe mos tė na preokupon kjo dynja materiale, por duhet ta dimė se thelbi i kėsaj jete dhe baza e vjeljes sė fryteve tė saja dhe shkaku kryesor i shpėtimit ėshtė ndėrlidhja e ngushtė e zemrės me All-llahun, subhanehu ve teala, vėndimi i ballit nė tokė pėr All-llahun, ngritja e duarve duke iu lutur All-llahut, bindja e thellė se asgjė nė kėtė ekzistencė, asnjė forcė nė kėtė ekzistencė dhe asnjė dėshirė nė kėtė ekzistencė nuk mund tė lėviz pa All-llahun, i cili ėshtė i Fuqishėm ndaj robėrve tė Vet, I cili jep dhe ndalon, I cili ban dobi dhe dėm, I cili i lehtėson gjėrat, i largon brengat dhe kur vijnė telashet dhe vėshtirėsitė, askush pėrpos All-llahun nuk mund ti largon.

Vėlla i nderuar!

A vuan nga jeta e vėshtirė dhe varfėria?

Besimi dhe veprat e mirė janė kėnaqėsi qė ta kompenzojnė kėtė gjė dhe tė jep All-llahu sukses duke t'i lehtėsuar dyert e rizkut:

{ ومن يتق الله يرزقه من حيث لا يحتسب }

"… e kush u pėrmbahet dispozitave tė All-llahut, atij Ai i hap rrugė, dhe e furnizon atė prej nga nuk e kujton fare". (Et-Talak: 2-3).

Ēdo gjė ėshtė e lidhur me kėtė domethėnie tė madhe, me lidhjen e ngusht me All-llahun, subhanehu ve teala, lidhjen e adhurimit dhe pėruljes, lidhjen e nėnshtrimit dhe dorėzimit para Mbretit tė Plotfuqishėm, andaj ėshtė larguar prej nesh kėnaqėsia dhe ėmbėlsia kur kanė munguar kėto domethėnie.

Angazhimet e ndryshme qė na preokupojnė nuk lejojnė qė tė depėrtojė nė zemrat tona ky sekret i madh imanor i cili erėsirėn e shndėrron nė dritė dhe mėrzinė nė gėzim.

Kjo domethėnie e besimit duhet tė jetė boshti i jetės sė muslimanit, vetėm nga kjo pikėnisje duhet tė flet, vetėm nga kjo pikėnisje duhet tė ecė dhe vetėm nga kjo pikėnisje duhet tė vendos. Ēdo gjė duhet ta lidh me veprimin pėr tė fituar kėnaqėsinė e All-llahut, mėshirėn e All-llahut dhe t'i nėnshtrohet maksimalisht All-llahut, subhanehu ve teala.

ومما زادني شرفاً وتيهاً **** وكدت بأخمصي أطأ الثريا

دخولي تحت قولك يا عبادي **** وأن صيرت أحمد لي نبياً

Ajo qė mė dha nder dhe mė ngriti lart

Saqė me kėmbėt e mia do tė shkelja yjet

Hyrja ime nė fjalėn tėnde: o robi im

Dhe ma bėrė Ahmedin Pejgamber.

Kjo ėshtė nderi, kjo ėshtė dhuntia, ky ėshtė dallimi…

Kujdes nė adhurimet tuaja, kujdes nė sinqeritetin tuaj, kujdes nė lutjet tuaja, kujdes pėr Kur'anin, kujdes pėr momentet e syfyrit, kujdes dhikrin dhe istigfarin, kujdes pastrimin e zemrave, kujdes pastrimin e shpirtit dhe tė largojmė ēdo gjė qė shkakton errėsim tė zemrės, ngushtim tė gjoksit, vėshtirėsi dhe hidhurim tė jetės…

Tė kujdesemi qė tė kontrollojmė vetveten, tė pastrojmė qėllimin, tė jemi tė sinqertė, t'i shtojmė veprat e mira, tė pakėsojmė gjėrat e kota tė kėsaj dynjaje dhe angazhimin tonė me ta, e cila ka hyrė nė mendjet tona dhe ka bėrė fole nė zemrat tona, qarkullon nė gjakun tonė dhe na largon nga shumė gjėra tė rėndėsihme tė jetės tonė. Kjo asesi nuk domethėnė ta lėmė dynjanė, sepse dynjaja ėshtė ara e ahiretit, mirėpo bėrė zemrėn tėnde tė lidhur me All-llahun, e tėrė dynjaja tė bėhet koridor dhe vendkalim i shpejt dhe i kėndshėm pėr nė ahiret, me ndihmėn e All-llahut, subhanehu ve teala.

Pėrgaditi: dr. Ali ibėn Omer Badahdah