Home
LA ILAHE IL-LALL-LLAH
LEXO
Ligjet e Allahut xh.sh
Jeta e Varrit
Serioziteti
Bamiresia
Dobesimi imanit
Femijet
Fjale te Bukura
Perkushtim
Dita e Kijametit
Kenaqesia e Adhurimit
Evropa dhe Islami
Femijet dhe Lojerat
E ardhmja i takon Islamit
Shiteblerja ne Islam
Hilet e shejtanit te mallkum
Muslimanet Zbuluan Ameriken

Serioziteti

 

Nė emėr tė Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!.

 

Tė dashur vėllezėr…

 

Mirė se vini nė programin tonė.

 

Kam njė pyetje tė cilėn dua tė theksoj sot, cili ėshtė momenti i vėrtetė i lindjes i qenies njerėzore?

 

A ėshtė ky momenti kur ai lind, fillon tė zvarritet, pastaj ritet, bėhet foshnje, pastaj fillon tė ecė, ritet dhe shkon nė shkollė, e pastaj martohet, bėn fėmijė dhe nė fund vdes?

 

Apo ėshtė kur ai kontribon pėr veten, komunitetin apo vendin e tij ose thėnė ndryshe kur bėhet krijues i jetės?

 

Momenti i vėrtetė nė jetėn e dikujt ėshtė kur le pas gjurmė tė dukshme nė jetėn e tij, kur kontribon pėr bashkėsinė e tij e jo vetėm tė sorollatet.

 

A kemi lindur ne apo jo?

 

Ky ėshtė qėllimi i programit tonė “Krijuesit e jetės”.

 

Sot do tė flasim pėr prangėn e tretė qė quhet “mungesa e seriozitetit”. Me fjalė tjera koketimi. Me fjalė tjera cektėsia. Me fjalė tjera trivialitieti (pavlefshmėria). Tė gjitha kėto janė sinonime tė llojit tė rrėndė tė prangės qė shtrihet nė shumė aspekte tė jetės sonė tė pėrditshme.

 

Por ne do tė pėrqėndrojmė vėmendjen tonė nė mungesėn e seriozitetit nė media. Ėshtė koha qė kjo tė pėrfundojė, ne u bėmė pozitiv dhe lėvizim shpejtė pa pengesa nė rrugėn tonė, duart tona u liruan. Ne duhet tė veprojmė pėr tė zgjidhur kėtė problem tė tmerrshėm – koketimin dhe trivialitetin qė dominon nė media.

 

Para se tė vazhdojmė me mėnyrėn se si mediat, qofshin ato TV, kanalet satelitore, radiot, shtypi etj, janė duke pėrhapur trivialitetin tek rinia dhe meqė kjo temė ėshtė aq e rėndėsishme, dėshiroj tė shqyrtojmė disa shembuj tė njerėzve serioz siq janė:

 

1.Ebu Bekr Es Sidik; i thatė e i vogėl, por i fortė nė vullnet dhe pėrkushtim. Ai pėrshkruan veten me fjalėt e tija “Pasha Allahun, kurrė nuk kam ra nė gjumė pėr tė ėndėrruar, as qė jam hutuar e humbur rrugėn, e as qė kam devijuar nga rruga”. Kėto fjalė pėrshkruajnė thellėsinė e konceptit tė seriozitetit nė shpirtin e Ebu Bekrit. Ai dinte shumė mirė se jeta ėshtė shumė e shkurtėr dhe duhej jetuar me qėllim tė lartėsuar dhe nuk kishte kohė pėr shaka.

 

2. Nė ditėn e betėjės El Kadisije njerėzit u grumbulluan rreth Saad Ibn Ebi Vekasit pėr tė dhuruar para pėr betejė. Por, ishte nje grua e varfėr e cila nuk kishte asgjė pėr tė dhėnė. Ajo shkoi te ai me lot nė sy me gėrshėtėn e prerė tė flokėve dhe i tha se mund ta pėrdorte pėr freun e kalit. Me shpresė se edhe ajo do tė kontribonte pėr fitoren e Muslimanėve. Krahasoni kėtė grua me gratė e sotshme; ato janė aq tė cekėta dhe nuk bėjnė asgjė pos qė janė tė ngujuar pėr TV dhe telefon gjysmėn e ditės. 

 

3. Pak para fillimit tė betejės njė djalosh erdhi dhe e pyeti qė ta lejojė tė luftojė me ushtrinė. Saadi refuzoi dhe i tha “Kjo ėshtė vetėm pėr burra”. “Askush nuk mund tė pėrzihet,  kam bėrė marrėveshje me Allahun dhe ti nuk ke tė drejtė tė ndėrhysh ne mes meje dhe Allahut” u pėrgjegj djaloshi. I befasuar nga trimėria e tij, Saadi e lejoi tė i bashkangjitet ushtrisė.

 

Njė natė para betejės, djaloshi shkoi te Saadi e i tha “Kam parė njė ėndėrr tė ēuditshme sonte. E pash veten duke u shetitur ne kopshte tė cilat nuk janė sikur kėto tė jetės reale, poashtu pashė lumenjė tė cilat nuk kisha parė mė pėrpara dhe pashė gratė qė dukeshin ndryshe nga ato qė shohim nė kėtė jetė”. “Allahu ekber, Besoj se Allahu do tė tė nderojė me shehidllėk” u pėrgjegj Saadi me gėzim. “A dėshiron diēka nga unė o Saad?” pyeti djaloshi”. “Po” tha Saadi “ kur tė takosh Pejgamberin a.s. thuaji se dėshiroj ta falenderoj dhe Allahu e shpėrbleftė pėr tė gjitha qė ka bėrė pėr ne. Kemi gjetur atė qė na ka premtuar”. “Dhe ti Saad, dėshiroj t’i tregosh nėnės sime se kam gjetur atė qė mė premtoi Allahu” tha djaloshi. “Kush ėshtė nėna jote?” pyeti Saadi. “Ajo qė ta dha gėrshetėn” u pėrgjigj djaloshi.

 

4. Gjatė betejės njė i verbėr iu afrua Saadit, ishte ky Abdullah Ibn Ummi Mektum. Ai dhe Bilali ishin muezinė tė Pejgamberit a.s. Edhe pse ishte i verbėr, e qė kjo mund ta pengonte nga luftimi, ai insistoi qė t’i bashkangjitej ushtrisė. Ai kėrkoi qė tė jetė bartės i flamurit. Saadi refuzoi kėtė ide dhe tha “Si mund tė bėhet kjo, ti je i verbėr”. Por Abdullahu u pėrgjigj “Secili qė ėshtė i bekuar me shiqim do tė iki nėse sheh ushtrinė e Muslimanėve duke pėsuar disfatė. Ndėrsa unė nuk shoh se ē’po ndodh, prandaj nuk do tė iki”. “Mirė e ke” tha Saadi dhe i dha flamurin”. Kur pėrfundoi beteja, Abdullahu u gjet i vdekur me flamurin nė dorė.

 

E shihni ē’do tė thotė burrėria? Sot burrėria krahasohet me pirjen e duhanit, ndėrrimin e femrave etj.

 

5. Heroi i kėtij tregimi ėshtė njė djalosh i vogėl i cili besoi nė mesazhin e Isa-ut a.s. atėherė kur pasuesit e tij persekutoheshin. Mbreti urdhėroi qė djaloshi tė mbytet. Pas tentimeve tė shumta - kur rrojtarėt e mbretit provuan tė gjuajnė nga maja e malit dhe kur provuan ta mbytnin nė mes tė oqeanit – ēdo herė Allahu xh.sh. e shpėtonte dhe e inspironte tė thoshte lutjen: “O Allah, kėrkoj mbrojtjen nga ta dhe ajo ēka duan tė bėjnė, O Allah ti je aftė pėr ēdo gjė”. Tentimet e tyre dėshtuan dhe ēdo herė ai kthehej te mbreti duke e sfiduar atė. Ai kishte njė mision, ai dėshironte ta sakrifikonte veten qė njerėzit tjerė tė bėhen besimtarė. Nė fund i tha mbretit “Nuk mund tė mė mbytėsh pos nėse grumbullon njerėzit nė njė rafshirė e pastaj tė marrėsh njė shigjetė nga mbajtėsi im i shigjetave dhe tė thuash: Nė emėr tė Allahut, Zotit tė djaloshit, dhe ta lėshosh shigjetėn. Nėse e bėn kėtė, vetėm atėherė mund tė mė mbytėsh”. Mbreti e bėri kėtė. Kur shpirti lėshoi trupin e djaloshit njerėzit thanė “Ne besojmė nė Allahun, Zotin e djaloshit”

 

Ky djalosh lindi me tė vėrtetė atė ditė kur u mbyt; ai ishte shkaku qė banorėt e atij qyteti u udhėzuan nė rrugė tė drejtė.

 

6. Omer Ibn Abdul Aziz ishte i qėndrueshėm dhe i vendosur pėr tė bėrė atė me tė cilėn Allahu ėshtė i kėnaqur. Shkaku pėr kėto tipare ishte djali i tij Abdullahu. Kur Omeri dha betimin pėr Halife, Abdullahu i tha “O baba, tash e tutje do tė pyetesh pėr Ditėn e Gjykimit dhe kjo vlen edhe pėr ne - familjen tėnde. Prandaj mos e braktis rrugėn e drejtė edhe nėse ne torturohemi pėr vdekje, kurrė mos heq dorė nga bėrja e tė mirės. Omeri tha “Falenderimi i takon Allahut, kam njėrin nė familjen time pėr tė mė pėrkujtuar”. Djali i Omerit kishte vetėm 17 vjet, por pėrkundėr moshės sė re ai ishte njė i ri serioz.

 

Kur paratė si pre e luftės u grumbulluan nga Beni Umejah, disa vetė kėshilluan Omerin t’i mbajė kėto tė holla pėr vete dhe mos ti kthejė atij qė i takonin, duke i thėnė  se parardhėsit e tij do tė fajsosheshin pėr prenė e ngjashme. Por Omeri insitoi qė tė kthejė prenė. Meqė ishte dreka, kur tė gjithė dremisnin, vendoi tė shtyejė kėtė pėr pasdite. Por Abdullahu e pyeti, “A je i sigurt se do tė jetosh deri pasdite?”. Ky i ri vdiq nė moshėn 19 vjeqare pasi futi forcė dhe vendosmėri te babai i tij.

 

7.Ali Ibn Ebi Talib i cili mbau mesazhin e Islamit ne shpinėn e tij qysh kur ishte 7 vjeqar deri kur vdiq nė moshėn 63 vjeqare.

 

8. Ibrahim Ibn Edhem i cili ishte njė djalė i ri i pėrciptė qė mendonte vetėm si tė zbavitej. Njė ditė u ndesh me njė plak i cili e morri freun e kalit tė tij dhe me njė zė qortues i tha “Ibrahim a ėshtė kjo pėr tė cilėn je krijuar ose je urdhėruar qė tė bėsh kėtė?” Fjalėt e plakut gjetėn rrugėn pėr nė zemrėn e Ibrahimit. Qė nga ky moment ai u betua se do tė jetonte pėr qėllimin e krijimit meqė Allahu xh.sh. thotė nė Kur’anin famėlartė “Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė” 51:56 dhe ky Ibrahim u bė Ibrahim Ibn Edhem mėsuesi i pasueve tė Islamit.

 

9. Abdullah Ibn Ez-Zubeir Ibn El-Avam. Kur ishte 7 vjeqar Omer Ibn Hattab, Udhėheqėsi i besimtarėve, kaloi pranė fėmijėve tė cilėt ishin nė rrugė. Tė gjithė fėmijėt ikėn meqė ishte shumė i nderuar dhe i druajtur. Por Abdullahu nuk e bėri kėtė. Omeri r.a. e pyeti “Pėrse nuk ike?” Abdullahu u pėrgjigj “Nuk kam bėrė asgjė tė keqe qė tė frigohem. Pos kėsaj, rruga ėshtė mjaft e gjerė qė tė kalosh”. Omeri r.a. e pyeti “Pėrse atėherė nuk luan me shokėt e tu?” “Luaj ndonjėherė” u pėrgjigj Abdullahu “Por nuk jam krijuar vetėm pėr lojė” “Atėherė pėrse je krijuar?” Omeri r.a. pyeti me admirim “T’ia sjelli lavdinė Islamit” u pėrgjigj Abdullahu.

 

Kėto ishin vetėm disa shembuj tė seriozitetit por tė gjitha ato janė shembuj tė mėdhenjė.

 

E shihni se si kėto gjenerata ishin edukuar nė frymėn e seriozitetit. Ndėrsa gjeneratat e sotme edukohen nė frymėn e trivialitetit, meqė ky ėshtė koncepti tė cilin mediat tentojnė tė ngulisin nė shpirtėrat e tyre ose mė saktėsisht konceptin e koketimit dhe cektėsisė. Nuk ka nevojė tė thuhet se dallimi i vetėm i gjeneratės sonė dhe asaj tė ashabėve tė Pejgamberit a.s. ėshtė serioziteti.

 

Ata lexonin mėsimet e Kuranit pėr tė i zbatuar ato. Nė rastin tonė ne lexojmė Kur’anin pėr tė mbytur kohėn dhe pėr t’u zbavitur ose fare nuk e lexojmė. Kur ashabėt e Pejgamberit a.s. lexonin ajetin qė thoshte “O ju qė kėni besuar...” i bindeshin urdhėrit tė Allahut xh.sh. Prandaj ajeti kuranor qė thotė “Ėshtė e vėrtetė se ai (Kur'ani) ėshtė njė fjalė qė dallon - gjykon. Nuk ėshtė ai i parėndėsishėm (lojė e kotė)! 86:13-14 thekson thellėsinė e seriozitetit tė ligjeve qė pėrmenden nė Kur’an.

 

Allahu xh.sh thotė ”Kush ėshtė qė e ka pėr qėllim vetėm kėtė botė, Ne atij qė duam i japim nė tė aq sa duam, e pastaj atij i bėjmė tė hyjė nė xhehennem i nėnēmuar, i pėrbuzur. E kush e ka pėr qėllim botėn tjetėr, duke qenė ai besimtar, pėrpiqet pėr tė ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do tė jetė i pranishėm (te Zoti)”.  17:18-19

 

Ky ajet tegon se kushdo qė seriozisht dėshiron kėnaqėsitė e kėsaj bote, do t’i ipet ajo qė dėshiron. Ndėrsa kush kėrkon kėnaqėsinė e Ahiretit dhe punon pėr tė fituar atė qė dėshiron, do tė arrijė atė poashtu.

Ndėrsa ata tė cilėve u mungon serioziteti, tė cilėt janė diku ne mes, ata as qė meritojnė tė jenė tė pėrmendur nė kėtė ajet. Shiqoni psh. dikend qė thotė “Unė do tė bėhem Musliman i devotshėm vitin e ardhshėm” ose tjetrėn qė thotė “Unė do tė mbulohem pasi tė martohem”. Tė gjithė kėta janė aq tė cekėt dhe jo serioz.

Kjo ėshtė arsyeja se pse shpallja e Islamit ishte aq e fortė, shpallja ishte pėrplot seriozitet. Kur Xhibrili a.s. shtrėngoi Pejgamberin a.s. e bėri kėtė me forcė tė madhe e pastaj e lėshoi. Vetėm pėr ta tėrhequr vėmendjen e Pejgamberit a.s. se po i afrohet njė ēėshtje serioze.

Ajeti thotė “E kur ta kryesh (obligimin), atėbotė mundohu me adhurim (All-llahut). 94:7 pėr tė theksuar serizoitetin e ēėshtjes. Bile bile, Pejgamberi a.s. i thotė Hatixhes r.a. “Koha e gjumit kaloi, Hatixhe”

Njė ditė njė njeri i quajtur Bishr erdhi pėr tė u besatuar te Pejgamberi a.s dhe i tha: “Zgjate dorėn. Dėshiroj tė besatohem por me kusht qė tė lirohem nga sadakaja dhe xhihadi”. Pejgamberi a.s tėrhoqi dorėn e tij dhe tha i zymtė “Pa sadaka dhe pa xhihad, atėherė pėr ēka besatohesh?”

Njė delegacion erdhi te Pejgamberi a.s. pėr t’u besatuar. Njė i ri qė shoqėronte delegacionin vereu njė vajzė qė kalonte atypari dhe ia tėrhoqi rrobet. Kur u takuan me Pejgamberin a.s. ai filloi tė pėrshėndetej me secilin, njė nga njė. Pasi kishte ndėgjuar pėr atė qė bėri ky djal i ri, Pejgamberi a.s. refuzoi tė pėrshėndetej me tė dhe i tha “A nuk je ti ai qė tėrhoqe rrobet e asaj vajze?” “Po, o i Dėrguari i Allahut”. Pejgamberi a.s. u pėrgjegj “Pasha Allahun nuk do tė pranoj besėn tėndė...” dhe ktheu fytyrėn e tij nė anėn tjetėr. “Oh jo, o i Dėrguari i Allahut, po tė premtoj se nuk do tė pėrsėris  mė”. Pejgamberi a.s. buzėqeshi dhe ia shtrėngoi dorėn. 

Pyetem se ē’do tė thoshte Pejgamberi a.s. po tė shihte se ē’po ndodh tani me Muslimanėt e rinj, qofshin ata mashkuj apo femra?

Ēka do t’i thonin Pejgamberit a.s. ata qė punojnė nė mediat dhe ata qė gjinden prapa trivialitetit qė dominon mediat, meqė kėta janė ata qė koruptojnė rininė tonė?

Nė betejėn e Bedrit, dy fėmijė tė vegjėl, njeri i quajtur Samra Bin Xhundub ndėrsa tjetri Rafi Ibn Hadij deshėn tė i bashkangjiten ushtrisė Muslimane. Meqė ishin tė vegjėl, Pejgamberi a.s. refuzoi tė lejojė tė luftojnė. Samra i tha “ O i dėrguari i Allahut, shigjetat e mia kurrė nuk humbin rrugėn” dhe i tregoi se sa i mirė ishte. Prandaj ai i dha leje. Ndėrsa Rafiu tha “Kur pėrleshem me Samrėn unė gjithmoonė e mundi”. Edhe ai u bashkangjitės ushtrisė sė Muslimanėve pasi i demonstroi  Pejgamberit a.s. aftėsitė e tija.

Dy tė tjerė, Muadhi 13 vjeqar dhe Muavadh 14 vjeqar mbytėn Ebu Xhehlin nė tė njėjtėn betejė. Ata lidhnin shpatat pėr duart e tyre qė ishin tė vogla pėr t’i mbajtur ato, pėrndryshe shpatat do tė binin.

Ėshtė dallim i madh nė mes tė atij qė jeton pėr t’u takuar me femra dhe atij qė jeton pėr tė shkuar ne parajsė.

E njėjta vlen edhe pėr seriozitetin nė ritet e adhurimit. Kur u shpall ajeti qė ndalon konsumimin e alkoolit, mėngjesin e ardhshėm rrugėt e Medines ishin perplot me alkoolin e derdhur. Ndėrsa sot ka njerėz qė ende pyesin a ėshtė i ndaluar apo jo.

E njėjta gjė ndodhi me hixhabin, gratė nuk pritėn derisa tė shkojnė nė shtėpi pėr t’i mbuluar kokat e tyre, ato prenė pjesė tė rrobeve dhe i shfrytėzuan si hixhab. Ato mėsonin mėsimet e Kur’anit pėr tė i zbatuar e jo pėr zbavitje. Ndėrsa tani ka njerėz qė ende dyshojnė pėr hixhabin.

Ibn El-Nefis

 

Ky shkencėtar Musliman ėshtė shembull i seriozitetit. Ai zbuloi qarkullimin pulmonar tė gjakut, se si gjaku filtrohet nė mushkėri, se si punojnė valvuolat e zemrės dhe anatominė e zemrės. Zbulimi i tij kishte vlerė tė madhe nė botėn e mjekėsisė dhe i ndihmoi shumė atyre qė ndoqėn hapat e tij pėr tė kuptuar funskionet qė kryhen nga zemra dhe pėr tė zbuluar qarkullimin kryesor tė gjakut.

 

Arsyeja pas shembullit tė suksesit tė kėtij shkenctarit ishte njė nga thėnjet e Pejgamberit a.s. tė cilin e kishte ndėgjuar kur ishte i vogėl ”Allahu nuk ka krijuar asnjė sėmundje pa e krijuar edhe ilaqin pėr tė”. Kur pa se disa njerėz dyshonin nė kėtė hadith, sepse ishin disa sėmundje qė nuk kishin shėrim, vendosi tė dėshmojė vėrtetėsinė e kėtij hadithi dhe punoi tėrė jetėn pėr kėtė qėllim.

 

Ibn El Nafis ishte shembull i seriozitetit nė punėn e tij. Ai mprehte mjaft lapsa para se tė fillonte tė shkruante librat e tij nė mėnyrė qė tė koncentrohej gjatė shkrimit pa pasur ndėrprerje. Ky shkencėtar ishte autor i mė se 80 librave nė moshėn e tij 35 vjeqare, njė nga tė cilat ėshtė edhe enciklopedia e quajtur “El Shamel nė industrinė mjekėsore”

 

Kur ky shkencėtar do tė takojė Pejgamberin a.s. nė Ditėn e Gjykimit, do tė thotė “ Unė dėshmova vėrtetėsisnė e njėrės nga thėnjet e tua”

 

Dėshiroj tė them se ky hadis nuk ėshtė i aplikueshėm vetėm pėr mjekėsinė. Ėshtė i zbatueshėm pėr njė sėrė ēėshtjesh siq janė problemet me tė cilėt ballafaqohen Muslimanėt dhe pėr problemet tona sociale.

 

Pas kėtij prezentimi tė gjatė, pėr tė dėshmuar se Islami ėshtė religjion serioz, tani do tė vazhdojmė me gjendjen e tanishme tė popujve tanė dhe se ku kemi arritur.

 

Do tė ju sqaroj se si jemi tė dominuar nga trivialiteti dhe mungesa e seriozitetit. Nė fjalimin tim do tė pėrqėndrohem nė mediat meqė ato janė mjet serioz qė ose ndėrtojnė ose shkatėrojnė vlerat dhe moralin. Dhe e them me zė tė lartė “Nuk do tė kemi sukses nė krijimin e jetės pa u zgjidhur nga pranga e quajtur mungesa e seriozitetit”

 

Tani do tė ju prezentoj me shembujt se si “mungesa e seriozitetit” manifestohet nė media.

 

-         -         Video spotet qė shfrytėzojnė trupin e femrės dhe eksitimin nė kėngė me qėllim te zgjimit tė epsheve.

-         -         Gazetat dhe revistat qė nė 70% tė lajmeve tė tyre pėrqėndrohen nė jetėn e artistėve, jetės sė tyre personale dhe thashethemeve qė i rethojnė ata.

-         -         Programet shkatėrruese qė tėrheqin djem dhe vajza tė rinj tė shiqojnė garat e tė rinjve tė tjerė nė aftėsitė e kėndimit dhe vallėzimit.

-         -         Shpėrndarja e mesazheve nė kanalet satelitore nė mes tė djemve tė rinj dhe vajave tė reja qė i thonė njeri tjetrit “ tė dua” derisa tė gjithė spektatorėt shiqojnė. Ndėrsa nė fund fituesit janė kanalet satelitore qė me kėtė mėnyrė tė lirė grumbullojnė para tė majme qė inkurajon trivialitetin tek tė rinjėt.

-         -         Fjalėt e kėngėve qė me dekada tė tėra sillen reth fjalėve tė njėjta: mallėngjimi pėr tė dashurin, ndarjen, shqetėsimin dhe pamundėsisė e jetės ndamas nga i dashuri.

-         -         Programet qė inkurajojnė spiunimin e tė tjerėve

Kujt i shkon pėrshtati kjo? Nėse kemi arritur kėtė nivel tė trivialitetit dhe cektėsisė nė kėtė fazė, vallė a do tė jemi nė gjendje tė kemi revitalizim?

Ndėrsa pėr hallalin dhe haramin, as qė po flas. Flas vetėm pėr revitalizimin e popujve tanė.

Jam duke folur pėr shtetet qė janė duke u shakėtruar dhe popujt qė po bien pėrderisa trivialiteti shpėrndahet tek tė rinjėt.

-         -         Idoli tė cilin e adhuron i riu ėshtė njė person qė shoqėrohet me femra dhe rruan kokėn ė tij nė kėtė mėnyrė apo vishet nė atė mėnyrė; e njėjta vlen edhe pėr femrat.

-         -         Do tė ju rrėfej njė tegim pėr njė tė ri  i cili u punėsua nė departamentin shvillimor tė nje shtėpie botuese. Ai u befasua kur mėsoi se qėllimi i kėsaj shtėpie botuese ishte trivialiteti pasi pa pėrmbajtjen e njėrės nga revistat qė botohen nga kjo shtėpi. Nuk mund tė besonte derisa drejtori i pėrgjithshėm konfirmoi tė njėjtin qėllim... “trivialiteti”, tha ai.

-         -         Njė artiste e re ėshtė pyetur nė njėrėn nga programet pse zbulon trupin e saj ne video spotet e saja. Ajo tha thjeshtė “qė rinia tė sheh mė shumė”

-         -         Njė artist tjetėr ėshtė pyetur per stilin e ri tė flokėve dhe ai u pergjigj “Kjo ėshtė vetėm pėr tė terhequr vėmendjen”. 

Derisa shiqoja kėto demonstrime tė dhimbshme nė kanalet satelitore, u kujtova pėr njėrėn nga thėnjet e Pejgamberit a.s. i cili tha “Me tė vertetė do tė vie koha kur popujt tjerė do tė ju shqejnė dhe konsumojnė siq konsumohet nga pjata e ushqimit” Ai ėshtė pyetur ”A ėshtė kjo se do tė jemi pak nė numėr, o i Dėrguari i Allahut?”. Pejgamberi a.s. u pėrgjigj “Pėrkundrazi ju do tė jeni shumė, por do tė jeni si shkuma qė shtyhet nga vėrshima. Me tė vėrtetė, Allahu do tė shkulė nga zemrat e armiqve tuja frigėn nga ju. Allahu do tė fusė dobėsinė nė zemrat tuaja” Pastaj ėshtė pyetur ”E ēka mendon me dobėsi, o i Dėrguari i Allahut?”. Pejgamberi a.s. pergjigj “Dobėsia ėshtė tė lakmosh kėnaqėsitė e kėsaj bote dhe tė urresh vdekjen”. 

 

Cili ėshtė qelėsi i ndėrtimit dhe shakėtrimit tė civilizimeve? Si u ndėrtuan civilizimet e Persianėve dhe Romakėve? Si u ndėrtua civilizimi Islam? Si u ndėrtua civilizmi Komunist? Dhe si rranė ata?

 

Pėrgjigje: ekzistimi i idesė sė fuqishme qė mbush zemrat e njerėzve, dominon me ndjenjat e tyre dhe nxit energjinė e madhe tė brendshme qė i bėn ata tė bėjnė ēudira dhe tė ndėrtojnė civilizime. Ēdo gjė nė kėtė botė fillon me ide. Komunizmi ishte i bazuar nė parimin e shpėrndarjes sė drejtė tė pasurisė pėr tėrė popullin. Civilizmi europian ėshtė i bazuar nė idene e “lirisė”

 

Tė gjitha zbulimet fillojnė me ide. Ēdo vepėr artistike fillon me ide.

 

Islami filloi me ide madhėshtore, qė ėshtė nėnshtrimi ndaj Alahut sh.sh. suksesi nė kėtė botė dhe hyrja nė xhennet nė botėn tjetėr.

 

Pėrfundimi ėshtė se ēdo civilizim ėshtė i bazuar nė njė ide. Nė momentin kur kjo ide bjen, bjen edhe ai civilizim. Por, cila ėshtė marėdhėnja nė mes tė trivialitetit dhe ideve?

 

Tė gjitha programet koketuese qė emitohen apo publikohen nga mediat shpėrndajnė “trivialitet” dhe “mungesė tė seriozitetit” nė popull dhe kjo ėshtė mbytės i madh i ideve. Mbytja e ideve ėshtė kėrcėnim i madh.

 

Ne kemi idene mė tė mirė e cila ėshtė provuar dhe ka pasur sukses. Pėr tė arritur sukses na mungon vetėm pjesa ku kjo ide dominon me zemrat e njerėzve.

 

Rreziku i programeve qė nxisin ndjenjat seksuale dhe qė servojnė gjėra triviale, tė cilat shkatėrrojnė vlerat dhe moralin, nuk qėndron vetėm nė ate se ėshtė hallall apo haram – ajo parandalon revitalizmin e Muslimanėve. Kjo ėshtė pėr arsye se kurdo qė tentoni tė pėrqėndroheni nė fillimin e revitalizmit, do tė gjeni veten tė shtyrė nga kėto programe. 

 

Disa shkecėtarė besojnė nė teorinė vijuese:

 

Eksistojnė tre botėra:

 

1.      1.      Bota e gjėrave: sikur ora e dorės, kėmisha, automjeti etj

2.      2.      Bota e njerėzve: si babai juaj, nėna e juaj, idoli i juaj dhe njerėzit qė ndikojne te ju.

3.      3.      Bota e ideve: cila ėshtė ideja mė e madhe qė dominon mendjen tuaj.

 

Kur lind fėmiu, atij i intereson vetėm bota e gjėrave qė e rrethon. Kur rritet pak fillon tė interesohet pėr botėn e njrėzve. Atėhere femiu fillon tė njohė babain dhe nėnėn e tij. Kur rritet edhe pak fillon tė jetė i ndikuar nga idetė qė e rrethojnė.

 

Rreziku i “trivialitetit” ėshtė se i mban Muslimanėt tė ngujuar nė botėn e gjėrave. Prandaj ata bėhen fėmijė tė mėdhenj qė nuk rriten kurrė.

 

Njė ditė vizitova njė shkollė ku takova njė fėmijė dhe e pyeta “Ēka ju japin nė shkollė?” Ai u pėrgjegj “Biskota”. I thashė “Jo, mendova, ēka ju mėsojnė?”. Prandaj duke u bazuar nė mėnyrėn si ėshtė edukuar, ai insinktivisht shprehi njohurinė e tij tė botės sė gjėrave jo tė ideve. 

 

Ky ėshtė rreziku i video spoteve dhe mediave shkatėrruese.

 

Kam lexuar njėherė njė studim statistikor se fėmiu egjiptian ėshtė fėmiu mė i menqur nė botė derisa tė bėhet 6 vjeqar. Kjo nuk ėshtė qesharake dhe na bėn tė pyetemi: ēka hyn nė jetėn e tij pas moshės 6 vjeqare?

 

Ēėshtja e pėrhapjes sė “trivialitetit” dhe “mungesės sė seriozitetit” dhe mbytja e ideve ėshtė ēėshtje shumė e rrezikshme qė nuk na len shpresa.

 

Prandaj i drejtohem tė gjithė njerėzve pėrgjegjės pėr mediat nė Botėn Arabe, tė gjithė regjisorėve, tė gjithė producentėve, autorėve dhe poetėve qė shkruajnė fjalėt e kėngėve: JU LUTEMI, MOS I MBYTNI IDETĖ meqė dėshirojmė tė ringjallim shtetet tona. Nėse i doni shtetet e juaja dhe doni Islamin, ju lutemi, mos na qoni nė rrugė tė gabuar. Mos ndėrtoni pasurinė e juaj duke u bazuar nė mbytjen e ideve tė tė rinjve. Mos u kėnaqni me paratė qė keni grumbulluar duke pėrhapur “trivialitetin” tek tė rinjėt.

 

Llogaria nė Ditėn e Gjykimit ėshtė e ashpėr.

 

Nė suren Safat, Allahu xh.sh thotė ” Ndalni ata, sepse do tė merren nė pėrgjegjėsi” 37:24 si dhe nė suren Nahl “(E thonė atė shpifje) Sa pėr t'i bartur nė ditėn e gjykimit mėkatet e veta tė plota dhe njė pjesė tė mėkateve tė atyre qė, pa farė arsye i mashtruan dhe i humbėn. Sa e keqe ėshtė ajo me ēka ngarkohen” 16:25.

 

Pejgamberi a.s. ka thėnė “Kushdo qė fillon njė vepėr tė keqe do tė ngarkohet me ghynahun e tij dhe ta atyre qė kanė praktikuar atė deri nė Ditėn e Gjykimit”

 

Parashtrohet pyetja: ajo ēka po ndodh me mediat ėshtė e rastėsishme apo ėshtė e planifikuar? 

 

Unė nuk e di por Allahu ka thėnė nė suren Nur “Ata, tė cilėt dėshirojnė qė te besimtarėt tė pėrhapet imoraliteti, ata i pret dėnimi i dhembshėm nė kėtė dhe nė botėn tjetėr. All-llahu di (tė fshehtat) e ju nuk i dini.” 24:19

 

Kėtu dėshiroj tė theksoj se serioziteti nuk ėshtė qė tė jesh  i ngrysur dhe me vetulla tė rrudhura gjatė tėrė kohės. Jo. Unė dal dhe kėnaqem por nė kokėn time kam njė ide tė rėndėsishme pėr tė cilėn jetoj dhe tė cilėn jam i vendosur ta arrij. Pra na nevojitet njė mesatare.

 

Dėshiroj tė ju japi njė shembull – njė grup i tė rinjve Libanezė ishin joserioz por ata ndryshuan dhe vendosėn njė shoqatė qė quhet “Hader”. Ky grup pėrbėhet  nga 20 djem dhe vajza tė reja qė bashkėpunojnė njeri me tjetrin duke respektuar kufijtė morale tė sjelljes Islame. Ata filluan njė numėr tė reklamave konstruktive pėr tė dėshmuar se janė tė aftė pėr sukses edhe pse ishin tė ri.

 

Ata ndėrmorrėn aktivitetet vijuese

-         -          

-         -         Kėngė pėr fėmijė qė janė emituar nė shumicėn e kanaleve satelitore gjatė Ramazanit tė kaluar.

-         -         Kanė vendosur njė internet faqe pėr tė sjellur rininė ma afėr Allahut.

-         -         Botuan njė libėr pėr xhamitė e Libanit pėr tė treguar anėn e shkėlqyer tė kėtij vendi.

-         -         Botuan vaktitė e Ramazanit dhe i shpėrndanė ato nė universitetet e ndryshme

-         -         Organizuan turnire tė basketbollit me ekipet e xhamive tė ndryshme

 

Nė fund pyes veten, vallė a do tė ringjalleshin popujt tjerė poqese rinia e tyre do tė ishte e zhytur nė “koketim”? A ishin mediat e Japonisė, Kinės apo Gjermanisė duke prezentuar gjėra triviale gjatė revitalizmit tė popujve tė tyre? Me siguri jo. A do tė jemi ne nė gjendje tė ndryshojmė nė kėtė atmosferė?

 

Projekti i kėsaj jave

 

Mjeti kryesor apo i vetėm qė shfrytėzohet nga mediat pėr tė pėrhapur trivialitetin ėshtė trupi i femrės dhe feminineti i saj qė zgjon epshet. Prandaj projekti ynė i kėsaj jave quhet “Respekt pėr gratė”. Nuk do tė pranojmė qė gruaja tė fyhet dhe qė dinjiteti i saj tė lėndohet.

 

Nėse shohim ndonjė pamje nė kanalet satelitore, revistat ose prodhime qė shfrytėzojnė trupin e gruas si mjet shitjeje, do tė dėrgojmė qindra dhe mija letra tė sjellshme duke informuar pronarėt e atyre prodhimeve se do tė bojkotojmė prodhimet e tyre. Gratė qė i shfrytėzojnė ata janė nėnat, motrat dhe vajzat tona. Respektimi i gruas ėshtė vlerė njerėzore dhe shfrytėzimi i trupit tė saj pėr tė shitur prodhimin ėshtė fyerje pėr tė gjitha gratė.

 

Letra duhet tė jetė e sjellshme ku sqarohet pikėpamja e juaj pėr mėnyrat e tyre tė shtrembėruara tė shfrytėzimit tė gruas qė ju fyen juve dhe gratė tjera. Nėse dėrgohen me mija letra definitivisht do tė shohim ndryshime.

 

Do tė vazhdojmė javėn qė vjen, inshlallah.

 

Paqja dhe rahmeti i Allahut qoftė mbi ju.

 

 

AmrKhaled.net © جميع حقوق النشر محفوظة