Home
LA ILAHE IL-LALL-LLAH
LEXO
Ligjet e Allahut xh.sh
Jeta e Varrit
Serioziteti
Bamiresia
Dobesimi imanit
Femijet
Fjale te Bukura
Perkushtim
Dita e Kijametit
Kenaqesia e Adhurimit
Evropa dhe Islami
Femijet dhe Lojerat
E ardhmja i takon Islamit
Shiteblerja ne Islam
Hilet e shejtanit te mallkum
Muslimanet Zbuluan Ameriken

                              Disa fjalė pėr “LA ILAHE IL-LALL-LLAH”
 

Falenderimi i takon All-llahut, qė ėshtė i vetėm; paqja dhe shpėtimi i Tij qofshin mbi profetin Muham-med, qė nuk ka tjetėr pas tij, mbi familjen dhe shokėt e tij.

لا إلـه إلا الـلــه

“LA ILAHE IL-LALL-LLAH”

(Nuk ka Zot tjetėr, pos All-llahut)

قال تعالى : "فاعلم أنه لا أله ألا الله …" سورة محمد ، أية 19.

Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “Atėherė, dije se nuk ka Zot tjetėr pos All-llahut,…”. Suretu Muham-med, ajeti 19.

و قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : "من مات وهو يعلم أنه لا اله إلا الله دخل الجنة".

Thotė i dėrguari i All-llahut (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė): “Kush vdes, duke e ditur se nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė, veē All-llahut, hyn nė xhen-net”.

Ky njėsim patjetėr duhet tė bie e tė burojė nga zemra, dhe ajo duhet ta dijė atė e tė punojė me ato gjėra qė janė nė pajtim me kėtė. Pėr kėtė dituri na urdhėron All-llahu i lartėsuar, sepse ajo ėshtė dituria pėr njėsimin e Tij. Ajo ėshtė detyrė e domosdoshme pėr ēdo musliman (pėr ēdo njeri) dhe nuk pėrjashtohet nga kjo asnjė nga krijesat, ēfarėdo qoftė ajo.

Rruga e dijes pėr njėsimin (nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė veē All-llahut) ka kėto kushte:

1- Mė e madhja: tė mendojė njeriu pėr emrat, cilėsitė dhe veprat e All-llahut tė lartėsuar, tė cilat tregojnė plotėsimin dhe madhėshtinė e Tij. Pėr kėtė adhurim tė Zotit njeriu duhet tė pėrpiqet me tė gjitha mundėsitė.

All-llahu ėshtė Ai, i Cili meriton ēdo lavd, falenderim, madhėshti dhe bukuri.

2- Tė dijė se All-llahu i lartėsuar ėshtė i vetėm nė adhurim, ėshtė Ai, i Cili vendos vetė pėr gjithė krijesat.

3- Tė dijė se All-llahu ėshtė i vetėm (nuk ka shok) pėr mirėsitė e jashtme dhe tė brendshme fetare dhe jetėsore dhe kjo ka lidhje me zemrėn.

4- Tė shikojė dhe tė dėgjojė pėr mirėsitė dhe ndihmėn e shpejtė, tė cilat ua zbret All-llahu i lartėsuar tė dashurve tė tij, si dhe pėr ndėshkimin qė u jep armiqve (politeistėve).

Kjo dije ėshtė thirrje qė All-llahu ėshtė Njė, dhe vetėm Ai meriton tė adhurohet.

5- Tė njohė cilėsitė e idhujve, tė cilat disa i marrin pėr zota dhe i adhurojnė bashkė me All-llahun. Kėto idhuj janė tė mangėt nga tė gjitha anėt dhe tė varfėr. Ato (idhujt) nuk kanė pushtet qė tė bėjnė as mirė e as keq. Ato nuk kanė nė dorė as jetė, as vdekje dhe as ringjallje. Ato nuk mund tė ndihmojnė dhe as t’i bėjnė dobi as edhe njė grimce tė vogėl (atomi). Ato nuk mund tė afrojnė tė mirėn dhe as tė largojnė tė keqen.

Dhe pėr kėtė ėshtė e domosdoshme tė dimė qė All-llahu ėshtė Njė, qė nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė veē Tij dhe tė gjitha adhurimet e tjera janė tė kotė, tė pavlerė dhe nuk lejohen.

6- Tė dijė se tė gjitha librat e zbritur nga All-llahu i lartėsuar pėr tek profetėt, vėrtetojnė njėsimin e All-llahut.

7- Tė dijė se mė tė veēantėt e krijesave, tė cilėt janė mė tė plotė nė moral, arsye e dije janė profetėt dhe dijetarėt, tė cilėt kanė dėshmuar All-llahun si tė vetmin Zot tė adhuruar me tė drejtė.

8- Tė dijė se argumentet tė cilat na i jep Zoti nė horizont dhe nė vetet tona tregojnė njėsimin e madhėrimin e Tij, krijimin, mjeshtėrinė, urtėsinė dhe gjėra tė tjera tė shumta tė panjohura nga ne pėr krijesat e Tij.

Kėto janė rrugėt, tė cilat All-llahu i lartėsuar i ka shumuar, nė mėnyrė qė tė ftojmė krijesat me “Nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė, veē All-llahut” dhe kėtė ftesė e filloi me librin e Tij.

Njeriu patjetėr duhet tė arsyetojė dhe tė ketė siguri e dituri pėr kėtė. Ai duhet tė bashkohet, dhe tė fusė themele e tė ndėrtohet mbi bazat e njėsimit nė tė gjitha anėt.

Kėshtu ngulitet ky besim dhe kjo dituri nė zemėr tė njeriut, kėshtu bėhet besimi si malet e larta dhe nuk lėkundet nga dyshimet e fantazitė edhe pse shtohen kotėsitė dhe pėrngjasimet, atij veēse i shtohet plotėsimi.

Dhe pėr kėtė ai anon nė shikimin e argumentit dhe urdhėrit tė madh. Ky arsyetim ėshtė nė Kur’anin e nderuar dhe ēdo mendim e gjykim duhet tė bazohet nė ajetet e tij, tė cilat janė fjala e All-llahut tė nderuar.

Kur’ani ėshtė porta mė e madhe pėr dijen e njėsimit dhe pėrfitohen prej tij shpjegime tė shumta, qė mund tė gjenden vetėm aty.

Sė fundi, dėshmija “nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė veē All-llahut” kėrkon sinqeritet nė adhurim dhe tė gjitha gjėrat e tjera qė adhurohen (njerėz, engjėj etj) janė adhurime tė kota.

Merita e adhurimit i takon vetėm All-llahut, i Cili ėshtė i vetėm.

قال تعالى: "ذلك بأن الله هو الحق وأن ما يدعون من دونه هو البطل …" سورة الحج ، أية 62.

Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “Kjo, ngase All-llahu ėshtė Ai i vėrteti, dhe atė qė lusin ata pos tij ėshtė e kotė …”. Suretu El Haxh, ajeti 62.

Punė, tė cilat bien nė kundėrshtim me fjalėn

“LA ILAHE IL-LALL-LLAH”.

Dije o vėlla musliman se All-llahu i lartėsuar e bėri detyrė pėr tė gjithė robėt e Tij, hyrjen dhe kapjen nė islam dhe ka ndaluar kundėrshtimin e asaj qė iu zbrit profetit Muham-med (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė), i cili i ftoi njerėzit pėr njėsim.

All-llahu i lartėsuar e ka bėrė tė qartė, se kushdo qė e ndjek islamin, vėrtet ėshtė drejtuar dhe kushdo qė i kthen shpinėn, vėrtet ka humbur.

Po kėshtu nė shumė ajete Kur’ani na thotė qė tė kemi kujdes nga llojet e shirkut dhe tė mohimit.

Pėr kėtė, pėrmendin dijetarėt, muslimani del nga feja e tij (islami) nė shumė lloje. Kėto e prishin njėsimin e tij dhe lejohet pastaj gjaku dhe malli i tij.

Shkurtimisht disa nga kėto rrugė tė rrezikshme janė:

1- Politeizmi (adhurimi i shumė zotave) nė adhurimin e All-llahut.

قال تعالى : "إن الله لا يغفر أن يشرك به ويغفر ما دون ذلك لمن يشاء…" سورة النساء ، أية 48.

Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “S’ka dyshim se All-llahu nuk falė (mėkatin) t’i pėrshkruhet atij shok (idhujtarinė)…”. Suretu En Nisaė, ajeti 48.

2- Ndėrmjetėsimi i dikujt tjetėr midis teje e Zotit. Ai, i cili i kėrkon ndihmė kėtij ndėrmjetėsi, i lutet atij dhe mbėshtetet tek ai, vėrtet ka mohuar.

3- Kush beson se udhėzimi dhe gjykimi i dikujt tjetėr, ėshtė mė i mirė se i profetit Muham-med (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė), ai ėshtė mohues.

4- Kush nuk mohon politeistėt, kush dyshon nė mohimin e tyre dhe ai i cili lavdėron idetė e tyre, ai ka mohuar.

5- Kush urren diēka, e cila ka ardhur prej profetit Muham-med (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė) edhe sikur tė punojė me tė, vėrtet ka mohuar.

قال تعالى : "ذلك بأنهم كرهوا ما أنزل الله فأحبط أعمالهم…" سورة محمد ، أية 9.

Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “Kėtė pėr shkak se ata e urrejtėn atė qė e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat”. Suretu Muham-med, ajeti 9.

6- Kush tallet me shpėrblimin dhe ndėrshkimin e Zotit, tė cilat i ka njoftuar profeti (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė) ose me ndonjė gjė brenda fesė islame, ai ka mohuar.

قال تعالى : "… قل أبا لله وءايته ، ورسوله ، كنتم تستهزءون. لا تعتذروا قد كفرتم بعد إيمانكم …". سورة التوبة ، أية 65-66.

Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “…Thuaju: A me All-llahun, librin dhe tė dėrguarin e Tij talleni? Mos kėrkoni fare ndjesė, ju pasiqė besuat , keni mohuar…”. Suretu Et Teube, ajeti 65-66.

7- Kush vepron magjinė ose kėnaqet me tė, ai ka mohuar.

قال تعالى : "… وما يعلمان من أحد حتى يقو لا إنما بحن فتنة فلا تكفر…". سورة البقرة ، أية 102.

Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “… E ata tė dy nuk i mėsonin askujt (magjinė) para se t’i thonin: “Ne jemi vetėm sprovė, pra mos u bė i pafe!…”. Suretu El Bekare, ajeti 102.

8- Kush ndihmon dhe bashkėpunon me politeistėt kundėr besimtarėve, ai me tė vėrtetė ka mohuar.

قال تعالى : "… و من يتولهم منكم فإنه ، منهم إن الله لا يهدى القوم الظالمين." سورة المائدة ، أية 51.

Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “… E kush prej jush i miqėson ata, ai ėshtė prej tyre. Vėrtet All-llahu nuk vė nė rrugė tė drejtė popullin zullumqarė”. Suretu El Maide, ajeti 51.

9- Kush beson se mund tė gjejė njė sheriat (ligj) mė tė plotė se ai i profetit Muham-med (paqja dhe shpėtimi i Zotit qoftė mbi tė), ai ėshtė mohues.

قال تعالى : "… و من يبتغ غير الإسلام دينا فلن يقبل منه وهو في الأخرة من الخاسرين". سورة العمران ، أية 85.

Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “E, kush kėrkon fe tjetėr, pėrveē fesė islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė nga tė dėshpėruarit”. Suretu Ali Imran, ajeti 85.

10- Kush e di, dhe i kthen shpinėn fesė sė Zotit, nuk e mėson dhe nuk punon me tė, ai ka mohuar.

قال تعالى : "… و من أظلم ممن ذكر بآيات ربه ، ثم أعرض عنهآ إنا من المجرمين منتقمون". سورة السجدة ، أية 22.

Thotė All-llahu i lartėsuar nė Kur’an: “E, kush ėshtė mė zullumqarė se ai qė kėshillohet me ajetet e Zotit tė vet, e pastaj u kthen shpinėn atyre? Ne me siguri do tė hakmerremi kundėr kriminelėve”. Suretu Es Sexhde, ajeti 22.

Nuk ka dallim nė tė gjitha kėto gjėra, dhe kėto janė tė rrezikshme. Prandaj ėshtė detyrė pėr muslimanin qė tė ketė frikė dhe kujdes pėr veten e tij.

Kėrkojmė mbrojtje prej All-llahut pėr punėt tona, nė mėnyrė qė tė mos marrim zemėrimin dhe dėnimin e Tij, paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi mė tė mirin e krijesave, profetin Muham-med, familjen dhe shokėt e tij.

Fjala e njė tė menēuri:

“Humbja e kohės ėshtė mė keq se vdekja, sepse humbja e kohės tė shkėput ty nga Zoti, kurse vdekja tė shkėput ty nga bota dhe banorėt e saj”.