Home
LA ILAHE IL-LALL-LLAH
LEXO
Ligjet e Allahut xh.sh
Jeta e Varrit
Serioziteti
Bamiresia
Dobesimi imanit
Femijet
Fjale te Bukura
Perkushtim
Dita e Kijametit
Kenaqesia e Adhurimit
Evropa dhe Islami
Femijet dhe Lojerat
E ardhmja i takon Islamit
Shiteblerja ne Islam
Hilet e shejtanit te mallkum
Muslimanet Zbuluan Ameriken

                                                        LEXO

Sa i takon njė shkrimtarit tė shkruan qė tė nxisė ummetin pėr tė lexuar, kur fjala e parė nė kushtetutėn dhe Librin e tij, i cili zbriti nga Zoti [xhel-le shanuhu] ėshtė: “Lexo”?!

Ummeti ka shumė nevojė pėr fomulim kulturor, edhe nė nivel individual edhe nė nivel kolektiv (xhemat). Prej mjeteve mė tė shfaqura nė kėtė drejtim ėshtė leximi i frytshėm. Ajo i ndėrton popujt dhe i ngritė ata, e i ban mė rezistues ndaj kulturės sė huaj, kurse ummeti lexues bėhet mė me ndikim nė tjerėt dhe mė me pak ndikim nga kulturat tjera.

Leximi i gjėrė dhe shfletimi i llojllojshėm, pėrcjellja e botimeve tė reja e ngjall oreksin pėr tė shfletuar ēdo tė re.

Njė autor amerikan, Ilf Stokman thotė: “aq sa ma shumė zmadhohet ishulli i njohjes shtohet zgjėrimi i bregdetit tė sekreteve”.

Me lexim njeriu i shkurton hapėsirat, pėrfiton nga pėrvojat e tjerėve, i lartėsohet mendimi, i mprehet mendja, i shpejtohet perceptimi, i zgjėrohet diapazoni, i pasurohet njohuria, i shtohet kultura, i zmadhohet ambicia, i pėrmirėsohet mendimi, i kalitet personaliteti, i pėrqėndrohet gjuha, e shfrytėzon kohėn, i shtohen argumentet, i forcohen faktet, i ngritet pozita dhe i njihen meritat.

Nė kėtė kohė tė eksplodimit gjigant tė informatave, ai qė nuk pėrcjell dhe nuk ėshtė serioz nė kėtė tė pėrcjellur, ai qė nuk lexon me oreks tė shtuar, do t’i vjetėrsohen informatat, do t’ia kalojnė mocanikėt, do tė palohen prodhimet e hulumtimeve shkencore, kurse ky nuk do tė mund tė vjel lulet dhe frytat e tyre.

Njė studiues thotė: “njė specialist bashkėkohor duhet tė llogarisė se prej 10-20% tė informatave tė tija janė vjetruar dhe duhet ripėrtėrirė ato”.

Edhe kulturat pėrjetojnė pleqėrimin nėse ato nuk kaliten dhe ripėrtėrihen me shfletim permanent dhe pėrcjellje tė ēdo tė resė dhe tė dobishmes, qė mos tė dobėsohet njohja e deponuar qė e kemi nė trurin tonė. Njeriu duke vazhduar nė lexim dhe shfletim tė lirė ngritet nė shkallėt e kuptimit, perceptimit, kaplimit dhe njohjes. Ky ka qenė zakoni i selefit tė hershėm.

Salihu i biri i Imam Ahmedit [rahimehull-llah] tregon: njė njeri e pa babin tim me njė shishe ngjyreje, e i tha: Ebu Abdull-llah, ti ke arritur kėtė gradė, je imam i muslimanėve? Iu pėrgigj: nė kėtė gjendje do tė mbetem deri nė varr”.

Burimet e informatave dhe mjetet e shtimit tė dijes janė tė shumta, mirėpo mė i dukshmi dhe bazori nė pėrgjithėsi ėshtė libri, i cili ėshtė miku dhe shoqėruesi mė i mirė dhe ėshtė mė i liri nėse krahasohet me mjetet tjera.

Sa e bukur e pėrshkruan Ahmed Sheukiu librin duke thėnė:

Unė ndėrrova librin me miqtė

Mirėpo nuk gjeta besnik si libri askend

Mik, te i cili ėshtė e barabartė e qortove ose nuk e qortove

Mik, i cili nuk i gjenė tė metė mikut tė vet

Ēdo herė qė e vjetroj mė ripėrtėrinė

Mė zbukuron me rroba tė vlerės dhe dijes

Mik, pėr tė cilin asnjėher nuk kam dyshuar

E vetmja dashuri e cila nuk mė ka kushtuar qortim

Nėse nė ndonjė natė harohem nė shfletim

Ai vazhdon heshtjen dhe mirėsinė

Nėse mė sheh duke folur ose mėrzitem

I mbledh tregimet pėrnjėher

Librat, kur ti shohish me kritikė, i gjen

Sikurse miqtė, tė vėrtetė dhe gėnjeshtar

I zgjedh ato sikurse mikun

Zgjedh nga miqtė dhe librat bėrthamėn

Miku i mirė kėrkon tė jesh i devotshėm

Kurse libri i mirė kėrkon tė jesh i qėlluar.

1- Fillimi zakonisht ėshtė i rėndė, e pjesa mė e egėr ėshtė etapa e parė, ndoshta nga shkaku i vėshtirėsisė sė saj ėshtė edhe dobėsia e rezultateve tė saja, sepse rezultatet nuk pėrballen me mundin e dhėnė. Mirėpo kėtė ta lehtėson njohja e fryteve tė vjelura nga kjo gjė dhe pėrfundimi i mirė, i cili pason me lejen e All-llahut.

Ai qė mirret me vrapim nė vazhdimėsi, fiton aftėsi dhe shkathtėsi. Poashtu edhe leximi ka nevojė pėr stėrvitje dhe vazhdimėsi, derisa lexuesi tė fitojė aftėsinė e mjaftuar, duke krijuar edukatė tė leximit tė kėndshėm.

2- Prej gjėrave qė tė shtyjnė nė lexim ėshtė posedimi i njė librarie tė pėrshtatshme shtėpiake, e cila pėrmbledh libra tė rinjė e tė dobishėm, nga tė gjitha sferat e dijes, libra qė flasin pėr historinė, tė cilat janė pėrplot me mėsime dhe kėshilla, libra bashkėkohor qė e ushqejnė trurin dhe e ndiēojnė. Pastaj duhet pėrcaktuar njė kohė pėr tė shfletuar raftet e librave dhe duke ia dhėnė hakun qė e meriton.

3- Secili njeri ndikohet nga shoqėruesi i tij pa vetėdije. Ai qė shoqėrohet me njerėz tė thjeshtė dhe pleq, prej tyre fiton shumė gjėra nga pėrvoja, ai qė shoqėrohet me intelektual dhe mendimtar, nuk ėshtė i barabartė me atė qė shoqėrohet me njerėz tė pazarit dhe masėn e gjėrė. Andaj njeriu duhet zgjedhur vetvetes ata qė i bėjnė dobi dhe ia shtojnė dijen. Le tė kujdeset tė bėjė lidhje tė miqve tė librit, duke caktuar njė ndejė tė veēantė ku do tė shpalosin atė qė kanė lexuar dhe tė pėrcjellin gjėrat e reja.

4- Njerėzit zakonisht kanė shumė kohė tė lirė. Poqėse e shfrytėzojnė nė lexim tė dobishėm, do tė ankoheshin nga koha e ngushtė, e nuk do tė mėrziteshin e as nuk do t’i mėrzitnin tė tjerėt, do tė tentonin tua vjedhin kohėn tė tjerėve.

Selefi janė ankuar nga vjedhėsit e kohės, tė cilėt nuk bėjnė asgjė tjetėr pėr veē se e humbin kohėn nė gjėra tė pavlera dhe tė ulta. Problemi i tyre ėshtė se nuk lexojnė, pasiqė nuk kanė asnjėfar synimi nė jetė pėrveē se mbushja e kohės boshe me gjėra tė padobishme.

5- Nuk preferohet leximi dhe nuk i jep frytete e veta, pėrveē se nė momente kur mendja ėshtė e kthjellur dhe e gjallė, atėhere kur nuk ėshtė e preokupuar me angazhime, ėshtė i qetė dhe nuk ėshtė nėn ndikim tė streseve. Nė kėtė rast lexuesit i duhet vend i qetė ku do tė mundet tė vazhdon leximin. Edhe pse, njeriu duhet tė harxhon mund pėr tu adaptuar dhe tė thellohet nė lexim aq sa ka mundėsi.

6- Preferohet qė t’i ketė afėr dorės fjalorėt dhe leksikonėt e ndryshėm, qė mos tė ndėrpret leximin, kur do tė ketė nevojė qė tė shfleton fjalorin pėr ndonjė fjalė tė panjohur ose tė paqartė.

7- Nuk duhet shikuar sasinė e tė lexuarės, por rezultatin dhe frytin e vjelur nga leximi dhe shfletimi. Kjo duhet tė shfaqet nė moralin, sjelljen, gjuhėn dhe shprehjet, tė cilat ia pėrshkruajnė gradėn dhe ia pėrcaktojnė formėn e kulturės sė tij. Ai qė vepron sipas asaj qė e pėrfiton, kjo shkakton qė ajo dije tė mbetet dhe tė ngulitet ma fuqishėm nė mendjen e tij. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

{ęįę Ćäåć ŻŚįęĒ ćĒ ķꌣęä Čå įßĒä ĪķŃĒš įåć ęĆŌĻ ŹĖČķŹĒ} [ĒįäÓĒĮ:66]

“Po sikur tė zbatonin atė qė kėshilloheshin do tė ishte mė mirė pėr ta dhe do t'i pėrforconte mė shumė”. (En-Nisa: 66).

Ai qė vepron me atė qė e di, All-llahu i dhuron dijen e asaj qė nuk e di. All-llahu [subhanehu ve teala] thotė:

{ęĒįŠķä ĒåŹĻęĒ ŅĒĻåć åĻģ ęĀŹĒåć ŹŽęĒåć}[ćĶćĻ:17]

“Kurse ata qė e gjetėn rrugėn e drejtė, Ai atyre u shton edhe mė udhėzimin nė rrugėn e drejtė dhe u ofron mundėsi tė jenė edhe me tė devotshėm”. (Muhammed: 17).

Ebul-Fida, Ibn Kethiri [rahimehull-llah] thotė: “Ata qė kanė pasur synim udhėzimin, All-llahu i udhėzon kah udhėzimi, u jep sukses nė kėtė synim, ua pėrforcon kėtė udhėzim dhe ua shton”.

Anglezėt kanė njė fjalė tė urtė: “Shfrytėzoje, pėrndryshe do ta humbish”. Kjo vlen pėr tė gjitha shkathtėsitė e fituara.

8- Ai qė lexon libėr, duhet tė ketė me vehte laps, me tė cilin shėnon mendimet interesante tė librit ose i regjistron nė ndonjė vend tė caktuar, tė cilat mund t’i shfleton kur tė dėshirojė. E kėto shėnime i shfrytėzon gjat shkrimit tė ndonjė teme ose libri.

9- Ai qė dėshiron tė vlerėsojė ndonjė libėr, le ta lexojė hyrjen e autorit, nėpėrmjet sė cilės mundet tė gjykojė metodėn e autorit, kualitetin e shprehjeve, dhe forcėn artistike qė e kanė ato. Nėpėrmjet hyrjes e kupton se ky libėr ėshtė pishtar nė kėtė lėmi, ose ėshtė replikė ndaj ndokujt ose ėshtė shtesė e ndonjė teme tė pėrpunuar mė herėt, ose ėshtė sqarim i ndonjė ēeshtje tė caktuar ose ėshtė pjesmarje nė zgjedhje tė ndonjė ēeshtjeje nė hapėsirėn e kulturės, etj.

Le ta lexon edhe pėrmbajtjen e librit, qė ta sheh planin e plotė tė librit, unitetin tematik dhe gjithpėrfshirshmėrinė e lėndės.

Le tė shfleton referencat e librit, nė tė cilat ėshtė mbėshtetur autori gjat pėrpilimit tė librit, gjė me tė cilėn e zbulon prapavijėn kulturore dhe ideologjike tė autorit, tė cilat paraqesin animin e tij shkencor. Pa dyshim se leximi i shumtė dhe vazhdimėsia nė lexim krijojnė te njeriu forcė nėpėrmjet sė cilės e njeh librin e dobishėm pėr te, dhe ėshtė pikėnisje e madhe nė lexim dhe i garanton pėrfundim tė shpejtė.

10- Lexuesi medoemos duhet ta zgjėrojė leximin e tij. Leximi i tij nuk duhet tė jetė selektiv nė njė rrafsh tė caktuar shkencor, por duhet tė jetė e gjėrė dhe gjithpėrfshirėse, me qėllim tė ēlirimit tė mendimit tė tij nga kufizimet medhhebore, partiake, rajonale, mos tė mbetet i lidhur pėr diē qė ia frenon pikėnisjen. I vetėdishėm pėr dijet qė i duhen muslimanit tė sotshėm qė tė jetoj me kualitete, aktivitet dhe qė tė ketė mundėsi tė pėrballet me sfidat ekzistente.

11- Libraritė posedojnė libra tė shumtė dhe tė llojllojshėm, duke filluar nga librat nėnė (bazore), referencat e pėrgjithshme, enciklopeditė e ndryshme, fjalorėt, tekstet, komentet e ndryshme pėr nga madhėsia, librat e veēanta pėr specializim, librat ideologjik, pėr kulturė tė gjėrė, divanet me poezi, romanet botėrore, etj.

Disa prej tyre janė tė pėrshtatshme pėr lexuesin fillestar, e disa pėr atė mesatar, e disa pėr njerėz tė specializuar.

Disa libra lexohen vetėm njė herė, e disa duhet lexuar disa herė, disa lexohen vetėm kur tė ke nevojė pėr to. Disa lexohen shpejtė e disa lexohen ngadal dhe me mendim dhe kuptim. Disa lexohen pėr kėnaqje dhe dėfrim, e disa pėr mėsim dhe krijim tė opinionit dhe kulturės. Disa libra u skadon afati pas leximit tė parė, e disa ta shtojnė kulturėn dhe dijen ēdo herė qė i lexon, edhe pse ky lloj ėshtė shumė i rrall. Disa libra tė bėjnė dobi mėnjėher, e prej disave pėrfiton mė vonė. Vlera e secilit libėr ėshtė ajo qė e pėrmban.

11- Shumė njerėz lexojnė, mirėpo nė mėnyrė sterile. Ata qė lexojnė nė mėnyrė tė mirė, janė ata qė kanė mundėsi tė shfrytėzojnė kėtė nė librat dhe jetėn e tyre. Ata nuk lexojnė me dorėzim dhe skajim tė logjikės, por lexon me logjikė kritikuese tė veēantė, duke detyruar logjikėn qė tė polemizon nė ēdo gjė, qoftė e madhe a e vogėl. Nuk pėrputhet me mendjen ajo qė nuk ėshtė tekst i vėrtetė nga i pagabuari, [salall-llahu alejhi ve sel-lem], sepse ajo qė ėshtė e vėrtetuar nė sherijatin e pastėr nuk vjen nė kundėrshtim me logjikėn, pėr atė qė mendon. Leximi kritik ėshtė stėrvitje shumė e madhe.

12- Lexuesi nuk duhet mohuar natyrėn dhe animet e tija natyrore, duhet tė ketė personalitet tė pavarur dhe tė jetė larg ndikimit tė shpejtė nga tė tjerėt.

13- Le tė sigurohet lexuesi se aq sa ma shumė lexon dhe shfleton aq ma tepėr do ta shtojė kuptimin (fikhun) dhe pjekurinė.

14- Le tė jetė preokupim i lexuesit qė nė fund tė secilit libėr qė e ka lexuar ti jep njė vlerėsim preciz mbi librin duke e pėrmendur edhe kohėn e pėrfundimit tė leximit.

Pėr nė fund do tju paraqes edhe disa raste nga jeta e selefit qė flasin pėr kujdesin dhe interesin e madh qė kan pasur pėr lexim.

Ibn Xhevziu thotė: “Rruga e atij qė kėrkon plotėsinė nė dituri ėshtė: shfletimi dhe leximi nė librat qė na kanė mbetur, le tė shfleton sa ma shumė, sepse nė kėtė mėnyrė mėson dijen e tyre dhe ambicjet e larta qė i kanė poseduar. Gjė qė ia shton vullnetin, ia ngjalla mendjen, sė fundja asnjė libėr nuk ėshtė pa dobi.

Unė u tregoj pėr gjendjen time. Nuk ngopen nga shfletimi dhe leximi i librave. Nėse shoh ndonjė libėr qė nuk e kam parė mė herėt, mė duket sikurse te kem rėnė nė ndonjė thesar. Kam shikuar listėn e librave qė gjindeshin nė shkollėn Nizamije, aty ishin gjashtė mijė vėllime!!

Po qė se tham: kam shfletuar dhe lexuar njėzetmijė vėllime, ndoshta numri ėshtė edhe mė i madh…e unė akoma jam nė kėrkim tė dijes. Shumė kam pėrfituar nga leximi i tyre. Kam vėrejtur jetpėrshkrimin e tyre, sasinė e vullnetit, kujtesės dhe adhurimin e tyre. Kam vėrejtur dijen e tyre tė ēuditshme, gjėra tė cilat nuk mund t’i mėson ai qė nuk shfleton”. (“Sejdul-Hatir”).

Hatib Bagdadiu tregon: disa nxėnės tė dijes i pyetėn: a nuk ndihesh i vetmuar? Thanė: a ndihet i vetmuar ai qė mbarė njerėzimi janė me te?! I thanė: cilėt njerėz? Thanė: librat!”. (“Takjidul-Ilmi”).

Hatib Bagdadiu thotė: “Libri, pėrveē dobive tė pėrgjithshme dhe vlerave tė mėdha qė i ka, ėshtė pasuria mė e ndershme, bukuria mė e ēmueshme. Libri ėshtė miku mė i sigurtė, shoqėruesi mė i gėzueshėm, shoku mė i pastėr dhe dijetari mė orator”. (“Takjidul-Ilmi”).

Abdull-llah ibn Mubareku [rahimehull-llah] thotė: “Kush dėshiron tė pėrfiton, le tė lexon librat e vet”. (“El-Xhami lil-Ahlakir-Ravi”).

Njė burrit tė mirė i thanė: kush tė shoqėron? U ra librave dhe tha: kėto. I thanė: prej njerėzve? Tha: ata qė janė mbrenda nė to”. (“Takjidul-Ilmi”).

Ibn Halekani tregon: Ebi Hasen el-Kali, i cili ishte muhadith dhe edib, kishte njė kopje tė mirė tė librit “El-xhemhere” tė Ibn Dridit, nga varfėria e madhe u detyrua qė ta shet. Para se ta shet nė njė faqe tė saj i shkroi disa rreshta poezi:

Jam shoqėruar me te njėzet vjet, e tash po e shes

U mėrzita dhe u brengosa pa mas

Asnjėher nuk mė ka shkuar mendja se do ta shes

Mirėpo borxhet mė futėn pėrjetė nė burg

Nga shkaku i dobėsisė, varfėrisė, fėmijėve

Pėr shkak tė vegjlive, pėr t’i lehtėsuar punėt e mia.

E pastaj e shiti. Prej tij e bleu Sherif Murtedai pėr gjashtėdhjet dinar. Kur e shfletoi ai kėtė libėr e lexoi kėtė poezi tė mėrzitur. Andaj ia ktheu librin Ebu Hasen el-Kaliut dhe ia la paratė”. (“Vefejatul-A’jan”).

Ibn Xhevziu tregon: Mė ka ardhur lajmi se Ebul-Ala Hemedhaniun e kanė parė nė ėndėr pas vdekjes nė njė qytet, ku krejt muret ishin prej librave. Pėrreth tij kishte aq libra qė nuk mund tė numėroheshin, kurse ai ishte preokupuar me leximin e tyre. I thanė: ē’janė kėto libra? Tha: Iu luta Zotit qė tė mė angazhojė me ato gjėra qė kam qenė i angazhuar nė dunja, e All-llahu mė pranoi lutjen”. (“Sijeru a’lamin-Nibela”).

Ibn Haxheri [rahimehull-llah] gjatė tregimit pėr jetėn e Ibn Kajjimit [rahimehull-llah] thotė: Ibn Kajjimi ishte dhėnė pas tubimit tė librave, ashtuqė tuboi shumė libra, aq sa nuk mund tė numėrohen. Kurse fėmijėt e tij, pas vdekjes sė tij kanė shitur njė kohė tė gjatė prej atyre librave, pėrveē atyreve qė i kanė ndalur pėr vehte”. (“Ed-Durerul-Kamine fi a’jan el-mietith-thamineti”).

Ibn Rexheb Hanbeliu kur flet pėr muhadithin Ibn Hashab el-Bagdadiun thotė: “secili dijetar ose muhadith qė vdiste, ky ia blente librat e tija, ashtu qė i grumbulloi origjinalet e dijetarėve. Xhepi i rrobave tė veta kurrė nuk ishte pa ndonjė libėr”. (“Dhejl Tabekatul-Hanabile”).

Kėto ishin disa tregime qė i pėrzgjodha nga libri “Kejfe tetehamesu li talebil-Ilmi” – si tė entuziazmohesh pėr tė kėrkuar dituri, me qėllim pėr tė dhėnė shembėlltyrė nga gjenerata e artė e Islamit, e cila pa dyshim duhet tė jetė shembėlltyrė e fuqishme pėr ne.

All-llahun e lusim qė tė bėhemi nga ata qė ipen pas leximit dhe veprojnė sipas asaj qė e lexojnė. E me kėtė i fitojnė tė mirat e kėsaj bote dhe tė ahiretit.