Home
LA ILAHE IL-LALL-LLAH
LEXO
Ligjet e Allahut xh.sh
Jeta e Varrit
Serioziteti
Bamiresia
Dobesimi imanit
Femijet
Fjale te Bukura
Perkushtim
Dita e Kijametit
Kenaqesia e Adhurimit
Evropa dhe Islami
Femijet dhe Lojerat
E ardhmja i takon Islamit
Shiteblerja ne Islam
Hilet e shejtanit te mallkum
Muslimanet Zbuluan Ameriken

Fėmijėt dhe Lojėrat e dhunshme kompjuterike

 

 

“ Papritur u ngrit nga ku qe ulur dhe filloi tė bėrtas. Dukej i tėrbuar ngase nuk mund ta vriste njeriun qė shtinte nė tė. U ul pėr tė provuar pėrsėri. Ēmendurisht shpresonte se kėsaj here do tė ēlirohej nga njeriu pėrball tij. I shkaktoi humbje tė mėdha rivalit. Mė nė fund, kur kundėrshtari qe shtrirė nė njė pellg me gjak, filloi tė qesh pa mėshirshėm. Vazhdimisht i pėrsėriste kėto aksione. Dhunshėm po luftonte dhe pėrpiqej qė sa mė shumė  t’i dėmtonte armiqtė e tij. Ndonėse e ėma ka disa herė qė po e thėrret pėr drekė, as qė do tė lėviz nga tavolina. Aq fort qe zhytur nė lojė sa qė nuk ishte nė gjendje tė mendonte pėr diēka tjetėr.”

           

Pamje tė tilla tani mė janė bėrė mjaftė tė zakonshme  nė shumė shtėpi dhe internet kafe.  Si fėmijėt ashtu dhe tė rinjtė kalojnė kohėn mė tė madhe duke luajtur lojėra tė tilla kompjuterike. Pėrderisa pėr prindėrit kompjuteri konsiderohet  si domosdoshmėri e kohės moderne dhe si asistent pėr fėmijėt nė detyrat e tyre tė shtėpisė, fėmijėt kryesisht e marrin atė si njė  kuti lodrash. Ata fillimisht nisin me njė synim tė ēiltėr, por me kohė humbin qėllimin e tyre tė parė. “Pėrdorimi i pa kontrolluar i kompjuterėve”, problem ky i  pėrbashkėt pėr  shumė prindėr,  ėshtė gjithashtu njė ēėshtje shume e vėshtirė pėr tu zgjidhur edhe pėr shume ekspertė.

 

Si ndikojnė lojėrat kompjuterike nė ndėrgjegjen dhe ardhmėrinė e fėmijėve? A kanė lojėrat me efekte pozitive njė prezantim tėrheqės?

 

Lojėrat kompjuterike mund tė klasifikohen nė dy kategori. Tė parat janė lojėrat qė ndihmojnė nė zhvillimin e talentit, kuptimin e eksperimenteve jetėsore dhe vlerave etike, pėrmes  njė metode argėtuese; tė dytat janė ato lloj lojėrash qė nuk kontribuojnė ndonjė gjė nė imagjinatėn e fėmijėve dhe aftėsive pėr tė menduar por, pėrkundrazi nxisin dhunė dhe sjellje imorale tek ta. Qė tė ndikoj njė lojė nė zhvillimin intelektual, fizik dhe shpirtėror tė fėmijės, varet nga pėrmbajtja dhe kohėzgjatja e saj. Koha e lojės nuk duhet tė jetė as shumė e shkurtė as shume e gjatė. Nė mėnyrė qė tė arrijmė njė balancė tė duhur nė kėtė ēėshtje, sė pari duhet t’i pajisim fėmijėt mė njė edukatė mbi shpenzimin e menēur kohės. Fėmijėt qė kalojnė kohėn mė tė madhe nė aktivitete tė pa dobishme, mund tė mos jenė tė vetėdijshėm nė shpenzimin e kohės nė mėnyrė efektive edhe kur tė rriten. Shkurt, fėmijėt duhet tė mėsojnė vetėdijen e tė versuarit tė kohės. Kalimi i kohės karshi kompjuterit shkakton pasivitet tek fėmijėt dhe tė rinjtė. Pėr mė tepėr, kjo rrit edhe stresin tė cilin e pėrjetojnė ata mė vonė. Nė veēanti tek fėmijėt aktiv, ky lloj pasiviteti shkakton njė akumulim tė energjisė e cila negativisht ndikon nė sjelljet e tyre. Shfrytėzimi i energjisė nė sporteve tė ndryshme ėshtė mjaftė i vlefshėm pėr zhvillimin fizik dhe mental tė fėmijės  si dhe ngritjen e njė vetėdije shoqėrore tė tij . Kurse nė anėn tjetėr, harxhimi i kohės pėrballė kompjuterit, privon fėmijėt dhe tė rinjtė nga aktivitetet e ndryshme  kulturore si lojėrat grupore, studimi bashkarish dhe marrja me aktivitete sportive.

 

Shumė nga ne ankohemi se fėmijėt tanė nuk janė tė aftė tė shprehen ashtu si duhet, dhe nuk janė tė qartė nė komunikim me mjedisin e tyre. Po t’ua bėsh njė pyetje, do tė marrėsh njė pėrgjigje ose tė shkurtė ose tė zakonshme. Koha e kaluara pėrballė kompjuterit luan njė rol shprehės nė kėtė drejtim.

 

Ne po vėrejmė se nė ēdo lojė te re kompjuterike niveli i dhunės sa vjen e shtohet. Prodhuesit e lojės e konsiderojnė tė lejueshme ēdo lloj metode vetėm qė t’i tėrheq fėmijėt drejt ekranit. Ka skena tė cilat nuk janė te pėrshtatshme pėr moshėn e fėmijės pėr shkak tė vetėdijes sė tij tė ulėt. Fėmijėt qė i janė ekspozuar skenave tė ndryshme tė dhunės, shpesh janė tė prirė drejt agresionit, frikės e panikut dhe nė pėrgjithėsi janė tė egėr dhe me temperament tė shpejtė duke e konsideruar dhunėn si njė gjė tė zakonshme. Reaksionet e fėmijėve tė cilėt shikojnė filma tė dhunshėm dhe luajnė lojėra tė egra dhe tė errėta kompjuterike, ndryshojnė  me kohėn duke filluar tė aplikojnė sa mė tepėr forcė kundrejt njerėzve dhe fėmijėve pėrreth. Ata tentojnė t’i godasin dhe shkelmojnė tė tjerėt qoftė edhe pas njė mosmarrėveshje tė lehtė.  Tė prekur nga skena tė dhunshme shkatėrruese, tek ta shfaqen probleme te shumta, si shqetėsimi  i tepruar, trazime gjatė  gjumit dhe ērregullime tė sjelljeve. Pėrderisa shkaqet dhe efektet e sjelljeve tė influencuara nga pesė shqisat nuk vihen shumė nė pyetje tek fėmijėt parashkollor, abnormalitetet e  pėrmendura pak mė lartė mund tė vėrehen dukshėm nė ta. Ja disa raste qė na shėrbejnė si shembull: “ Njė fėmijė tre vjeēar i cili shikonte filma tė dhunshėm, zbatoi atė qė kishte parė nė TV duke shpuar dhe therur vėllanė e tij me thikė. Njė fėmijė tjetėr i cili mendoi tė bėhej pokemon ( njė karakter i filmave vizatimor sh.p.), u gjuajt nga kati i shtatė duke dashur tė fluturoj. Njė fėmijė tjetėr nė Francė duke mos fituar asnjė lojė kompjuterike u bė epileptik pėr shkak tė momenteve tė shpeshta tė zemėrimit si pasojė e lojėrave tė pa suksesshme.” Fatkeqėsisht shpesh dėgjojmė lajme tė tilla. Nė mėnyrė qė ta ndriēojmė vetėdijen e fėmijėve tanė me gjėra tė bukura dhe tė pėlqyera, dashuri dhe altruizėm, duhet t’u ofrojmė alternativa me lojėra tė dobishme dhe edukative.

 

Lojėrat dėmtuese gjithashtu i pengojnė fėmijėt tė mėsojnė kulturėn e tyre, duke shkaktuar kėshtu njė korrozion kulturor. Lojėra tė tilla i qojnė fėmijėt tanė drejt njė bote me veshje dhe frizura tė ēuditshme, ku armėt shėrbejnė si dekor. Nė kėtė botė virtuoze nuk ekziston vlerė tjetėr pėrveē se “ forca ka tė drejtė”. Veē kėsaj, nė shumicėn e kėtyre lojėrave Islami paraqitet si bogimen ( lugat sh.p. ) dhe Myslimanėt si terroristė qė meritojnė tė vriten. Fėmijėt e pushtuar nga lojėrat kompjuterike bėhen mjaftė armiqėsor ndaj rrethit tė tyre. Ngase e kanė vėshtirėsi tė krijojnė shokė rreth vetes, ata bėhen tė robėruar nga kompjuteri, duke e izoluar vetveten nga shoqėria. I vetmi shok i fėmijės mbetet kompjuteri, por edhe pėrkundėr kalimit tė kohės me tė, fėmija ndjen njė vetmi tė madhe pėrbrenda. Kėshtu qė mbetet detyrė e prindėrve qė jo vetėm  t’u ofrojnė aktivitete tė pėrshtatshme fėmijėve tė tyre por dhe arsyeshėm t’ua rregullojnė kohėn pėr tė luajtur lojėra tė dobishme  kompjuterike.

 

Shumė karakter tė kėqij qė paraqiten nėpėr lojėra kompjuterike lėnė pėrshtypje te mbrapshta nė zhvillimin personal tė fėmijės. Ėshtė shumė e saktė se mesazhet qė japin kėto lojėra, si tė qenit i fortė dhe i pa sfiduar, jo konsiderata ndaj jetės sė te tjerėve, tė vrarit pėr hir tė sė jetuarit, pėrbuzja e  vlerave etike, pėrēmimi i ndjenjave tė njerėzve tjerė, disrespektimi i personit qė i adresohemi, kategorizimi, etj,  negativisht dėmtojnė zhvillimin e personalitetit tė fėmijės. Lojėrat e kėtilla gjithashtu kanė njė rol negativ mbi aftėsitė e tė mėsuarit si dhe vetėdijes sė fėmijės. Skenat tė cilat shpejt ndėrrohen nė ekranin e kompjuterit e hutojnė fėmijėn  mė tė madhe, ia ērregullojnė mendjen dhe e bėjnė mjaftė konfuz . Kjo sjell vėshtirėsi nė koncentrim gjatė tė mėsuarit. Veē kėsaj, ndėrrimi i shpeshtė i dritave mund tė shkaktoj kriza epileptike tek ca fėmijė.

 

Pėrfundimisht, lojėrat kompjuterike inspirojnė fėmijėt se edhe vet jeta ėshtė vetėm  njė lojė dhe i shpie ata qė tė mendojnė shumė rreth personazheve tė lojėrave duke qenė fizikisht dhe mentalishtė me ta gjithė kohėn. Lojėrat e shpeshta kompjuterike, bėjnė qė fėmijėt t’i bartin konceptet e lojės nė relacionet e tyre tė pėrditshme me familjen dhe shokėt, shkaktojnė konfuzion tek ta nė mes realitetit dhe imagjinatės, kalojnė shumė pak kohė sė bashku dhe gradualisht sjellje jo shoqėrore integrohen nėn personalitetin e tyre.

 

Assesi, nuk duhet nėnvlerėsuar anėt pėrfituese tė kompjuterit i cili ėshtė njė domosdoshmėri pėr kohėn moderne. Andaj ėshtė ideale qė tė pėrfitojmė nga shėrbimet pozitive tė kompjuterit dhe tė sigurohemi nga pėrdorimi i tij i dėmshėm. Koha e lojės, e cila ėshtė e domosdoshme pėr njė rritje tė shėndetshme tė fėmijės, duhet tė ndahet menēurishtė nė mes lojėrave virtuoze dhe lojėrave te vėrteta  grupore. Mu pėr kėtė ne duhet t’i preferojmė lojėrat:

 

-         Ku fėmijėt mund tė luajnė njė rol aktiv

-         Tė cilat sugjerohen nga specialistėt dhe ekspertėt

-         Tė cilat i pajisin fėmijėt me njė vetėdije kombėtare dhe identitet kulturor

-         Tė cilat mbėshtesin tė kuptuarit dhe inteligjencėn e fėmijės

-         Tė cilat kontribuojnė nė virtyte pozitive, si tė ndarit me tė tjerėt, shpirti ekipor, kujdesi pėr tė tjerėt, ēiltėrsia dhe diligjenca ( zelli dhe kujdesi sh.p.)

-         Tė cilat nxisin kureshtjen dhe bėjnė tė mėsuarit argėtim

-         Tė cilat pėrfshijnė edhe prindėrit nė lojė

-         Tė cilat ngjallin vetėdijen nė kryerjen e detyrave dhe pėrgjegjėsive

-         Tė cilat ndihmojnė nė zhvillimin e imagjinatės, aftėsive mendore, aftėsive zbuluese dhe shpikėse.

 

Po qe se sytė, veshėt dhe organet tjera qė na janė dhuruar nga ana e Krijuesit tė Gjithė Mėshirshėm pėrdorėn vetėm pėr lojėra kompjuterike argėtuese, atėherė ato po shfrytėzohen jashtė qėllimit tė tyre esencial. Prandaj, mbetet  pėrgjegjėsi vitale e prindėrve qė t’i udhėzojnė fėmijėt e tyre nė pėrdorimin e drejtė tė shqimit, dėgjimit, ndijimit dhe aftėsive gjykuese,  me qėllim  qė t’u pėrgatitet njė mjedis i cili u siguron  njė tė ardhme tė pasur dhe tė ndritur.

                                                                     

                                                                                                      “The Fountain Magazine”